Tingëllimë për shkronjën D - Nga Flurans Ilia
Vargjet e frutave të thara
ABC-ja e shkuar në spango
Oshafkë shkronjat në valle
Përpjekje për të shkruar
Gjuhën e një bote me halle
Nuk ke pse mendohesh më
Ajo që vijon është germa D
Pas një dardhe shfaqet
Drini midis dy diejve
Poezi e kaosit
Gjendje e paqme e lëngëzuar
Trajta e lëndës së shkruar
forca e fërkimit
PLUSKIMI
Të gjithë trëndafilat
Të drejtojnë drejt
Tokës që kullon
Shenjtëri trëndafilash
Tani nuk ke pse qahesh më
Zahireve të dimrit u shtove
Shkronjën D
Dynden ditët, D-ja tjetërsohet
Si një D-Day, ditë pas dite dendësohet
Bëhet armë memece
Komerdare zisi
Bukëpeshku e vjedhur
Shkumëdeti shpirttrazuar
Tallaz, te kjo arrati në ajrí
Trualli i gjuhës bëhet poezi
Dhe qielli yt nuk qahet më
Mbledh tingëllima nga fjalët me D
©Flurans Ilia



