Krijimtari

Apokalipsi i Poezisë - Nga Vangjush Ziko

Ç'është ky çast

që as ka ardhur

dhe as ka ikur,

është sot,

ishte dje,

do vijë nesër,

të trija kohët

bashkuar në këto fjalë

motërzuar janë:

koha për të lindur,

koha për të vdekur

e për t'u ngjallur prapë,

është koha e apokalipsit

të Poezisë.

©Vangjush Ziko