Krijimtari

Strofat e përdëllimit - Nga Vangjush Ziko

Lutja

Digjet qiriri, shkrumbohet,

loti i qiririt pikon.

Në flakën e tij pastrohet

brenga që më mundon.

Ponti Pilat

Ponti Pilat lau duart me ujë,

i fshiu me togën e tij të purpurt.

Ndërgjegjja ime e sëmurë

u fshi pas shpirtit të zbutur,

Kryqëzimi

Zot,

Ty Juda të shpu në kryq,

mua në kryq më shpu vetvetja,

Gozhdët m'i farkëtoi në prush

smira ime dhe etja.

Ngjallja

Apostujt gjetën shpellën të zbrazur.

Zoti nga qielli shikonte heshtur,

Zemra ime e hapur

varrosi ditën e djeshme.

Përdëllimi

Flaka e fjalës në qiell ngjitet,

në letër mbetet hiri.

Vetë po digjem,

Nuk digjet qiriri.

©Vangjush Ziko