Krijimtari

Elegji - Nga Artan Gjyzel Hasani

bijtë ua shqyen fustanet bijave

dhe në grup i përdhunuan…

tashmë familja është një fjalë e pastrehë...

banon në fletën e grisur të fjalorit...

dhe shoqëria civile

kjo hije e horrit

shkëlqen pankartave

veç kur e paguajnë...

nëna nuk ka më,

mbaruar kanë,

e fundit në Instagram u gjet e vdekur

rënë heroikisht duke bërë një selfie...

nga istikamet e Facebook-ut

etër leshatorë

me raki dëllinje

dhe këngë trimërie

mbuluar shqiponjash

mbrojnë lahutën

dhe 

fustanellën...

©artangjyzelhasani 2019