Krijimtari

Romanca të harruara - Nga Vangjush Ziko

BREDHI

Ky bredh

porsi çelës i blertë soli

notat e dëborës rreshton

ngadalë halë më halë,

luan win chill-i për mua

me harkun akull

pranverën e harruar.

 

ZHUMBRICA

Mbi zhumbricë,

mbi jastëkun e saj erëmirë.

më zu gjumi i foshnjërisë.

Pashë ëndërr

se isha thinjur,

por shpirtin e kisha të nginjur

fyelli i korijes binte,

shelegija pranë flinte,

flinte dhe blegërinte,

Me erën e zhumbricës

jeta ime po ikte.

 

VULLKANËT

Jetojmë mbi kratere vullkanësh

të shkrumbur,

(skëterra është e përgjumur).

Flemë mbështetur

mbi jastëkun e ëndrrave

sikur të ishim

në parajsë brenda.

Vullkane të shuara

dhe ëndrra të harruara.

Jeta jonë

mes llavësh përvëluar.

©Vangjush Ziko