Krijimtari

Hieroglife të ndryshkura - Nga Vangjush Ziko

BUZË AUTOSTRADAVE

Zbritën malet

buzë rrugës së madhe,

gjysmë zotër,

gjysmë lypsarë,

me sytë nga deti,

Presin djemtë e kurbetit

buzë autostradave.

KUKULLA PLAKË

U thinj kukulla e fëmijërisë

në këndin e shtëpisë.

U thinj me gjyshen bashkë,

u bë kukull plakë.

Avioni mori mbesën

(si qiraxhiu i grebenesë).

Vetëm zilja e telefonit

mallit të tyre i bën jehonë.

Mallit të ri e mallit vjetër.

Sa shpejt u thinjkan ëndrrat e jetës.

HIEROGLIFE TË NDRYSHKURA

Bashkë me hënën e plotë të prillit,

kujtimet lexojnë

mbi pragun e shtëpisë

hieroglifet e ndryshkura

të mërgimit.

©Vangjush Ziko