Krijimtari

Yjet - Fabul nga Vangjush Saro

U mblodhën njëherë në kongres,

yje nga i gjithë rruzullimi:

shkrimtarë, sportistë,

njerëz me biznes,

yje t' pasarelës e të filmit.

S'mund të mungonin as ata

që qiellin ndrijnë natën...

Por befas,

te porta na u shfaqën

ca yje të vegjël,

digjitalë,

që ishin zënë dore për dore...

“Po ju?” sekush pyeti në foltore.

“Ne jemi... ne punojmë në portale;

ne bëjmë natë e ditë vlerësime

për VIP-at, prozën, poezinë,

ne mbajmë gjallë gërr-mërr-in

se vëmë notë.”

Dikush tha pa e ngritur zërin:

“Çorap u bë kjo botë...”

©Vangjush Saro