Toronto...Toronto... - Nga Artan Gjyzel Hasani
mes parqeve të pafund të këtij qyteti
zonja Përditshmëri mbjell pranverat dhe vjeshtat
në të njëjtën pemë...
turma i gëzohet hijes së saj
e unë
sa më shumë rralloj cigaren
aq më shumë ndjej mungesën
e aromës së luleve...
©artangjyzelhasani, 2008



