Krijimtari

Përgjumjes së fshatrave - Nga Flurans Ilia

I plakur dremit

Shpiragu

pranë tij

lidhur

pas qafës së kafshës 

litari, shiu i natës

përherë

prania e njeriut 

përpara

edhe pas

shtrëngatës

dëshmi

e Kohës së Arkës

Ninullën e shiut

Shën Mëria e Gushtit

i vesh si djep

tavanit

ku dremisin fshatrat

një flutur nate

përplas krahët e bardha

ndënë pullaz

përgjumet vatra

e shtretërve

e etërve

të arratisur

nga harta.

©Flurans Ilia