Krijimtari

Muza muzeale - Nga Artan Gjyzel Hasani

isha i ri

dhe e dija…

lexoja gjethet

të njihja erën…

më vonë lexoja të tjerët

dhe shkruaja veten…

më pas nuk lexoja

veç shkruaja

derisa koha u bë bojë

mbaroi

e u bë tani…

tashmë as lexoj

as shkruaj…

kundroj

dhe përpiqem të kuptoj…

njerëzit janë më të bukur se vargjet e mia

dhe bota më e shëmtuar…

(18 Gusht 2021)

©artangjyzelhasani