Krijimtari

Erdhi përsëri Vjeshta - Nga Vangjush Ziko

Vangjush Ziko - Mississauga, Ontario

Erdhi përsëri vjeshta

siç vjen çdo vit.

Rrushi në vreshtat po mpiks

gjakun e tij.

Gjethja e panjës u zverdh,

arin e fundit dielli

përsipër ia hedh,

në baltë ia kthen ky shi.

Sofra jonë shkëlqen

me gota të ndritshme kristali.

Përse do ta pimë verën,

për vdekjen tonë

a ngjalljen?

©Vangjush Ziko