Krijimtari

Çuditem - Nga Vangjush Ziko

Çuditem

si ikin ditët,

për ku nxitojnë të mirat,

kush i ndjek,

kush i thërret!

Nuk u bëj më apel,

as mungesë s'u vë.

Roitin bletët,

roit dhe globi me gjithsej,

(udha e qumështit e ndjell,

a gropa e zezë!),

tund ai i ngrefosur

grifën e thinjur të ajnshtajnit,

duke mbledhur mollët e njutonit

të rëna përdhe,

Unë mbledh

në grusht

hijen e jetës sime

që fati më le.

©Vangjush Ziko