Më jepni - Nga Vangjush Ziko
Më jepni një gur të skalitur
të ngre buzë lumit një qytet,
më jepni një yll të ndritur
kashtën e kumtrit ta zbres
si koshere të roitur,
më jepni një fjalë të përmalluar
t'ju shkruaj poemën
e shpirtit të mërguar,
më jepni një pikë qumështi
nga legjenda e murosjes
t'ju ngre urën e besës,
më jepni brinjën
e një trimi të varrosur
t'ju farkëtoj kyçin e përjetshëm
të fortesës.
Vetëm mos më jepni
një premtim që ndryshket
se të tëra përmbysen.
©Vangjush Ziko



