Krijimtari

Drita të zeza - Nga Artan Gjyzel Hasani

fjalët që mbolla në të pathënat tuaja

lulëzuan hije që ju i dinit të harruara

si kujtesa e hapave dhe vetmia e barit

në udhën ku s’kalon njeri

por tani unë s’shkruhem më

gërmat m’u verbuan nga drita të zeza

dhe heshtja e hijeshuar nga një hije e shuar

nuk është thjesht një aliteracion në vargjet e mia

por një natë e gjatë muzgjesh mbarsur

aq e bukur sa s’pranon të gdhijë…

©artangjyzelhasani 2021