Trau i dëshirave - Nga Artan Gjyzel Hasani
idetë janë si lepujt
sa më shumë frikë të kenë
aq më shumë shtohen
nga mendja zbresin në gjoks
dhe bëhen dëshira
të etura
të verbëra
udhëhumbura
të hutuara zbresin teposhtë
avull mbi trup
zjarr nën lëkurë
me nxehtësinë e tyre
e zgjojnë nga gjumi…
ai ngrihet
ato kalojnë
dhe unë i çlodhur për vdekje
nga kjo raskapitje kapitëse
ndez cigaren e famshme…
©Artan Gjyzel Hasani



