Kolumnist

A e heqim dot Edi Ramën? - Nga Ilir Levonja

Nga: Ilir Levonja - SHBA

Pyetjes se si mund ta heqim Edi Ramën, iu përgjigja shkurt. Lutjuni Zotit! Nuk ka asnjë rrugë tjetër dhe firoja e parë sociale nis aty tek mëndjembushurit, përfshi këtu edhe kastën komuniste, kastën e të persekutuarve, kastën e spiunëve, kastën e ish-ushtarakëve, prokurorëve, gjithologëve, të cilët besojnë se në Shqipëri bëhen zgjedhje normale. Dhe se populli e do Edi Ramën, pavarësisht pjesëmarrjes në pikën e vdekjes, 13%, prapë aty konsiderohen zgjedhje dhe normalitet.

Pra si do ta mundësh ti Edi Ramën? Kur protestat e opozitës bëhen paqësore, ti tall bythën dhe thua, e ça pastaj. Kur hidhen dy molotovë, ti thua krimineli do gjak, kurse protestat e Ramës që marrin jetë njerëzish dhe ai publikon libra me titull “Kurban”, ti i quan normale dhe kurbanizmin, si teori a si dukuri, ia ngjesh Saliut.

Nuk e mund kush më Edi Ramën ndaj lutjuni Zotit ose prisni si bjellorusët, të lumtur me çfarë ju sjellin fëmijët nga kurbeti dhe kaq. Ka një kohë që quhet e vdekur, kohë kur vullnetet janë të qullosura dhe ndjenjat bizarre për faktin se thuajse një pjesë që luan rolin thelbësor në një shoqëri është o e ikur, gjysma e saj e budallepsur dhe dy pjesët e tjera janë kaq të indoktrinuara sa e shohin vendin si pronë o të njërit o të tjetrit. Kjo quhet edhe vdekje klinike dhe shoqëria e gjitha i ngjan një mjeti të tonazhit të rëndë i cili gomat dopio i xhiron në vend dhe gjindja përqark shikon vetëm tym të zi.

Edi Rama sot është i pathyeshëm dhe ashtu si Enver Hoxha dikur, nuk po e kryen vetëm krimin, por me një kastë të gjerë, me një shpurë të plotësuar revanshistësh, të cilët flasin për moral, por moral nuk posedojnë. Saliun, emrin e tij e gjykojnë si opozitë, dhe jo rastësisht dhe jo frymën opozitare.

Kjo është raca më e poshtër, raca as mish e as peshk, raca provinciale e inateve personale dhe për më tepër i gjen me shumicë nëpër televizionet e Ramës, flasin aty dhe fyellit i bien në një vrimë. Dhe kur ua kujton se vitrina që po të lë të llapësh është e Edi Ramës, të thonë: ku të flasësh? Megjithëse sot platformat elektronike personale janë me shumicë, ata justifikohen me moralin e kurvës. Sepse paguhen a marrin honorare apo ndonjë vend pune me peshë si ai dashi i Peqinit dhe pasditet i kalojnë penxhereve të pushtetit. Jo në shesh, jo në protestë, se protestat nuk i bën opozita, i bën Saliu. 

Një pjesë tjetër, edhe kjo as mish e as peshk, pjesa gjoja e atyre që nuk janë me askënd, moda e re kjo, gjoja shohin punën e tyre, gjoja kanë personalitet, moda e kurvave të “shenjta” që me një vështrim mendimi të shprehur kuptohet fare thjesht se janë ca enveristë që u pëlqen dhuna dhe e urrejnë demokracinë, kanë gusto për të fortët, pra u zbulohet prirja e adhurimit karshi Ramës se edhe këta e shohin “regresin” tek Saliu, kënaqen kur kafsha me emrin Edi Rama i quan kafshë opozitarët.

Kjo racë gjoja moderne e kurvërimit e shikon Shqipërinë në pikiatë, por prapë fajin nuk e ka Edi Rama, e ka opozita dhe të gjithë e kompletojnë këtë urrejtje elegante për frymën opozitare në një emër, atë të Saliut. Megjithëse mund të jenë aty 80% kundër Saliut, ata prapë fajin e ka Saliu... aq sa sot njerëzit, të budallepsur, nuk besojnë më në asgjë, megjithëse i janë zhytur fesë, qoftë islamit, qoftë katolicizmit nga skutat e rrënjëve të origjinës, veçse jo si shqiptarë. I janë futur politikës së dhunës, sundimit, egos, mosrespektit, barbarisë, unit, pavarësisht gradës apo kollares, i janë futur marrisë së stoicizmit, absurdit mizerabël me bindje dhe gjak të ftohtë aq sa nuk e kanë idenë e moralit në demokraci dhe bash për moral të çajnë mender bythën. I hedhin flokëve ca brilantinë nga tregu i tezgave, mbushin murin kryesor me libra dhe bash nga aty japin intervista me mendje mbushur se janë bërë intelektualë, pavarësisht faktit se sapo kanë pirë një kafe qyl, sapo kanë marrë përqindjet e një tenderimi. Dhe në këto intervista që japin nuk kanë hallin e problemit social, demokracisë në vend, kanë hallin e tyre, se si do mbijetojnë... Elementi i parë i kësaj race është mendësia: e kam mik, ka bërë për mua dhe fap vendos syzet e kuqe ashtu si shefi i tij.

Kjo është Shqipëria jonë me pak fjalë, dhe këto hedhur përciptas nga nxitimi i jetës në emigracion, aq sa na rrofshin këto mjete elektronike dhe ky ajër i lirë për të folur për një kantier surrogatosh nga Shqipëria e vogël, vendi ku vëllezërit vriten për një gardh dhe pashallarët ia falin kombin vajzave të imperializmit, si duan, kur ta duan dhe qysh ta duan, pasi bubuzhelë me syze të kuqe, si shefi, e quajnë sekretare të Shtëpisë së Bardhë vajzën e një presidenti.

© Ilir Levonja - SHBA