Për brezin tim, që nuk qullosi gjë në jetë - Nga Gëzim Zilja
- Published in Andej-Këtej
Një moshatar po mburrej si shqiptar,
Për virtyte të larta, na njeh bota mbarë.
Unë i përgjigjem botërisht,
Kjo është një gënjeshtër me bisht.
Të fundit në Europë mëvehtësinë fituam,
Ismail Qemalin e shamë, e larguam.
Mbretëri e diktaturë provuam,
Me qafën nën zgjedhë, si qetë u nënshtruam.
Ne aq bëmë dhe aq merituam,
Kurrë për një botë ndryshe, s’luftuam.
45 vjet vjet bukë e gjizë mjaftuan,
Dhe osh e branë, gjithë jetën e çuam.
Kur diktatura u duk se mbaroi,
Zgjodhëm komunistin vendin të drejtojë.
Me lirinë u tallëm dhe demokracinë,
Sërish u zhytëm, më keq në greminë.
Pasardhësit i edukuam frikacakë,
Pa sedër, të trembur, pa gjak.
Përherë kujdes, shefin mos kundërshto!
Tigani plot, urtë e butë ngado.
Në ballë mos dil, mos lufto!
Të shkojnë të tjerët, hallin tënd shiko!
Dhe ja ku jemi tash tridhjetë vjet,
Pleq të braktisur, pa ideal në jetë.
Turp për ne, o moshatari im!
Demokraci jemi, por jo të lirë.
U thamë fëmijëve, pasardhësve tanë,
Shqipëria s’bëhet, mbathjani matanë.
Mbeti vendi, shkretë pa djalëri,
Shpërndarë në gjithë globin si arixhi.
Me kokën prapa, ndoshta dhe mall,
Të rinjë vulëhumbur e rrënjëdalë.
Tregojmë histori, këndojmë trimëri,
Sajojmë mite, për heronjë e lavdi.
Mburremi gjithmonë, se dikush jemi,
Na iku kjo jetë, për dhjamë qeni.
Gënjejmë veten, me një kafé,
Të varfër, të dhjerë, këtu në atdhe.
Atdheu është pronë, ti pronë nuk ke,
Skllav e bir skllavi, je hije mbi dhe.
Yyyyy rracë e poshtër, rracë plot vese,
Nga gjysh, stërgjyshër dhe sot lepe, peqe.
Si delet në vathë në kor blegërojmë,
Bëjmë sikur jetojmë, e vetëm gjallojmë
Atdheun, Rilindja, ka nxjerrë në pazar,
Sazanin Kushner, Durrësin Alabar,
Shëngjinin Melonit, detin Greqisë,
Që Rama me gangsterë, të qeverisë.
Demokracia nuk është dhuratë,
Për demokracinë derdhet dhe gjak.
Bijtë e atdheut bëhen theror,
Në këtë luftë bien dhe dëshmorë.
Ndryshe si kërmij do zvarritemi,
Të shtypur, pa dinjitet do jargavitemi.
Thonë këtu, ka shtëpinë shejtani.
Të mjerë ne, i mjer vatani.
Nga varri po e ngre Gëten mbi dhe,
Dhe po citoj vargjet rrufe:
Guximin ke humbur, gjithçka ke humbur
Të jesh i bindur, më mirë, mos kishe lindur!
Më kot u luteni, atyre që u rropën,
Ju poshtëruan, atdheun ua vodhën.
Shporrini bastardët, që kjo tokë i polli,
Qofshin nga Surreli, qofshin nga Viçidoli.
© Gëzim Zilja



