Cal Thomas: A ka të ngjarë që Amerika të shpërbëhet dhe demokracia jonë të dështojë?
- Published in Andej-Këtej
Nga “America’s expiration date” me autor gazetarin e njohur amerikan Cal Thomas, 2020 - Përktheu Albana Mëlyshi Lifschin
Pyetje si kjo i mundojnë amerikanët sot dhe i bën të shqetësohen për të ardhmen e vendit të tyre. Duke analizuar modelin e provuar 250-vjeçar të ngritjes dhe rënies së superfuqive, kolumnisti dhe komentatori politik i respektuar Cal Thomas parashikon që data e skadimit të Amerikës është më e shpejtë sesa e mendojmë.
Ne 8 qershor 1978, Aleksandër Solzhenicin (Nobel Prize në letërsi i vitit 1970) mbajti një fjalim në Universitetin e Harvardit me rastin e diplomimit të studenteve. Institucioni liberal e ftoi atë si hero, por pas fjalimit u dënua nga e majta për aktakuzën që i bëri shoqërisë Perëndimore. Sipas vëzhgimeve te tij:
Rënia e kurajos është tipari kryesor që mund t’i bjerë në sy një vëzhguesi të huaj në Perëndim. Bota perëndimore ka humbur kurajon civile si një e tërë si edhe në veçanti në çdo vend, në çdo qeveri, çdo parti politike dhe sigurisht edhe në Kombet e Bashkuara. Një rënie e tillë e guximit është e dukshme veçanërisht mes grupeve drejtuese dhe elitës intelektuale duke krijuar përshtypjen e humbjes së kurajos nga e gjithë shoqëria. Sigurisht ka mjaft individë të guximshëm, por ata nuk kanë influencë vendimtare në jetën publike.
A duhet theksuar se që nga kohët e lashta rënia e kurajos është konsideruar “si fillimi i fundit”?
Kush mund të paraqesë evidenca bindëse që bien në kundërshtim me deklaratën e Solzhenicinit?
Në vitin 1970, një libër i njohur i Robert Ringer me titullin “Looking out for number 1”, u vendos në listën e bestsellerve të Nju Jork Tajms. Libri përfaqësonte frymën e kohës në të cilën interesi vetjak kishte eklipsuar çdo nocion të familjes, të komunitetit e të kombit.
Duke u kthyer tek Solzhenicini, autori i madh foli në fillim në mënyrë të kujdesshme dhe pastaj krejt hapur për rrezikun kur shoqëritë mbështeten vetëm në ligje të bëra nga burra e gra dhe nuk respektohen ato që konsiderohen si ligjet më priminente.
“Unë kam kaluar gjithë jetën time në një regjim komunist dhe dua t’u them se shoqëria pa asnjë shkallë juridike objektive është me të vërtetë e tmerrshme. Por një shoqëri me asnjë shkallë tjetër përveçse asaj ligjore nuk është e vlefshme për njeriun! Shoqëria që bazohet mbi ligjin e shkruar dhe që nuk arrin dot kurrë më lart, nuk është në gjendje të përfitojë nga niveli i lartë i mundësive njerëzore. Formulimi ligjor është tepër i ftohtë dhe formal për të pasur një influencë pozitive në shoqëri. Kurdo që indi i jetës është thurur nga marrëdhënie ligjore egziston një atmosferë e mediokritetit moral që paralizon impulset më fisnike të njeriut. Dhe do të jetë thjesht e pamundur të qëndrosh nëpër gjyqet e këtij shekulli kërcënues vetëm me mbështetjen e strukturës ligjore.
Pastaj Solzhenicini “dorëzoi” një akt-akuzë që duhet të rezonojë edhe më shumë sot se atëhere në Harvard.
“Eshtë lehtësisht e mundshme të minosh pushtetin administrativ që po dobësohet në mënyrë drastike në të gjitha vendet perëndimore. Mbrojtja e të drejtave individuale ka rënë në degradim të atillë që e lë shoqërinë si një e tërë, pa mbrojtje kundrejt disa individëve të caktuar. Eshtë koha kur në Perëndim të drejtat e individit në një shkallë të konsiderueshme të mos mbrohen si obligim njerëzor”.
Kush flet për obligime sot? Ne madje kemi një ushtri gjithëvullnetare. Askush nuk ka pse të shqetësohet për vetveten. Le ta paguajnë të tjerët çmimin e mbrojtjes së lirisë. Pjesa tjetër e jona thjesht do të angazhohet në një lloj hajdutërie duke shijuar diçka për të cilën nuk kemi paguar asgjë. Lirisë së papërgjegjshme dhe shkatërruese i është dhënë hapësirë pa kufi.
Dhe Solzhenicini e kaloi çeshtjen më në hollësi saqë i bëri mjaft nga studentët dhe administratorët të dridhen sepse mjaft prej tyre kishin qënë konspiratorë në degradimin e kombit. Shoqëria duket se është fare pak e mbrojtur ndaj dekadencës njerëzore si p.sh. keqpërdorimi i lirisë përkundër rinisë siç janë filmat artistike të mbushur me pornografi, krime e horror. Kjo konsiderohet si pjesë e lirisë dhe teorikisht kundërbalancohet nga vullneti i të rinjve të mos e shikojnë dhe të mos e pranojnë.
“Shoqëria e organizuar ligjërisht ka treguar paaftësinë e vet për të mbrojtur vetveten ndaj korrozionit të së keqes”.
Kush mund ta përkufizojë të keqen në ditët tona? Ne tolerojmë çdo gjë madje edhe abortin e 60 mijë e më shumë foshnjeve në një shkallë të konsiderueshme, madje edhe promovimin e asaj që quhet devijim i sjelljes seksuale. Më e fundit është “gender fluidity” që iu thotë njerëzve që kanë të drejtë të vendosin për veten e tyre se çfare gjinie/seksi/ duan të jenë, harroje biologjinë.
Ka prindër që janë dakort me këtë dhe qeveria nuk e vret mendjen, s’e çan kokën as më shumë e as më pak. Në ditët tona e vetmja gjë që konsiderohet e keqe janë njerëzit që qëndrojnë kundër asaj që një kohë qe konsideruar e tillë (dmth e keqe).
Morali i kombit ka ndërruar si rëra buzë detit dhe duket se askush nuk është në gjendje - ca më pak të ketë dëshirë të riparojë situatën madje edhe sikur ta dijnë se si”.
Shumë kohë përpara se Donald Tramp ta quante Median “fake news”, apo përpara shpikjes së internetit dhe programeve të radios konservatore, Solzhenicini kishte bërë akt-padinë e tij. Kini parasysh që kjo ndodhi në 1978.
Çfarë përgjegjësie ka një gazetar ose një gazetë ndaj lexuesit, ndaj asaj që ka shkruar apo ndaj historisë? Nëse ata kanë drejtuar opinjonin publik dhe qeverinë në rrugë të gabuar nëpërmjet keqinformimit ose konkluzioneve të gabuara, a dini ndonjë rast të pohimit publik apo korigjimit të gabimit nga i njejti gazetar apo e njejta gazetë? Zor se mund të ndodhë se ndryshe do të binte shitja e gazetes. Një komb mund të bjerë viktimë e gabimeve te tilla, por gazetari nuk ka gajle. Shtypi mundet të stimulojë opinionin publik dhe njëkohësisht ta keqedukojë atë.
Solzhenicini arrinte në konkluzionin duke thënë se Amerika në rënien e saj nuk është më një model i mirë për Bashkimin Sovjetik (të atëhershëm) pavarësisht shumë kritikave që kish bërë ai në shkrimet e tij kundër komunizmit. Dhe Solzhenicini e diagnostikoi rënien tonë si një dështim për të mbështetur një sens moral, madje edhe sensin fetar.
Website: http://albanalifschin.tripod.com/



