Andej-Këtej

Sinqeritet i pështirë - Nga Ylli Pango

Osht njoni (do me folë dhe si tironc), që të “çarmatos” me atë sinqeritet të pështirë...

Po si është kjo: edhe “sinqeritet”, edhe i pështirë?

Po ja, e futur në thonjëza, fjala sinqeritet nënkupton: të bësh si i sinqertë, duke rrejtë si derr. Aq sa me t’u duk vetja sikur veç atij, zhgrryhesh, zhyhesh edhe ti në atë llucë, aq sa me t’u pështirosë...

Sepse veç kësaj ky “i sinqerti” me duar e me këmbë e me buzëqeshje jarani, të zhyt më keq, e të ofendon edhe inteligjencën duke të shpjegu:

-Se me atë, filloi ndërtimi i shkollave, rrugëve, dyqaneve, WC-ve etj., në këtë vend.

-Se ai ka sjellë parajsën këtu.

-Se edhe mocet e qentë me sumblla n’vesh lejn kockat për te.

-Se një dhe një, vetëm me ndihmën e tij bëjnë dy.

-Se atij i qa shpirti për popullin dhe populli e ka kuptu këtë e nuk ka nevojë t’ia thuash prape, por ai po ia thotë edhe nji herë, edhe 2, edhe 10, edhe 100, edhe 1000, edhe një milion here, se osht popull i hollë nga mendtë e kupton shpejt etj., etj., etj.

Njerëzit me dy gram mend a një grimë tru, natyrisht e kanë kuptuar me kohë e me vakt se për kë po bie llafi që bie dhe nuk rrehen dot më.

Nga ana tjetër, bagëtia, delet që e ndjekin pas, le të vazhdojnë të blegërijnë pas atij palo bariu. Se atë tagji që u tha më lart do vazhdojë t’u japë të hanë.

Edhe natyrisht, edhe dorën e krypës, që siç dihet, u jepet deleve për me u shtu etjen e oreksin, oreksin për rrena...

© Ylli Pango