Ekonomi

Kanada - Shkurt 2018, ulet papunësia

  • Published in Ekonomi

Sipas të dhënave të Statistic Canada, gjatë muajit Shkurt 2018, ekonomia e vendit humbi 39 300 vende pune me kohë të plotë dhe krijoi 54 700 vende pune me kohë të pjesshme.

Një faktor që ndikoi në krijimin e vendeve të reja të punes gjatë kësaj periudhe ishte rritja prej  50 300 vende pune në sektorin publik.

Kjo dinamike e uli nivelin e papunësisë në vend në masën 5.8 %.

Rënia e nivelit kombëtar të papunësisë 5.8 % në Shkurt 2018 nga 5.9 % në Janar të 2018, përfaqëson nivelin më të ulët të papunësisë në vend qëkurse Statistic Canada filloi matjet zyrtare në 1976.    

Niveli i papunësisë ka rënë në 5.8% vetëm dy herë gjatë kësaj periudhe, një herë në 2007 dhe herën e dytë Dhjetorin e kaluar.

Ekonomia e Kanadase krijoi 282 500 vende të reja pune apo ndryshe thënë, pati një rritje prej 1.5 % gjatë 12 muajve të fundit, Mars 2017 - Shkurt 2018, me rritjen përgjithesisht nga puna me kohë të plotë. 

Megjithatë, kjo rritje vjetore për periudhën e mësiperërme shënon një ngadalësim krahasuar me rritjen për 12 muajt Janar-Dhjetor 2017, kur ekonomia e vendit krijoi 420 000 vende të reja pune.

Përgatiti Asllan Hila

@FlasShqip.ca