Bota Shqiptare

Si mund t’i marrësh frymën qytetit - Nga Dashnor Kokonozi

Dashnor Kokonozi

Nuk i akuzon dot as për estetike dhe urbanizëm komunist, se bëhemi të pabesueshëm.

Komunistet na e kursyen këtë ankth që të merr frymën.

Kjo pamje më kujton ditën e plehrave të mëdha (encombrants).

Një herë në muaj njerëzia kanë të drejtë të hedhin në një shesh të caktuar rafte të vjetër, frigoriferë, shtretër, larëse rrobash e gjithfarë rraqesh. Që kur i shoh më kujtojnë gjithnjë qendrën e Tiranës.

Ja këtë këtu!

Si në të gjitha plehrat edhe aty fshihen thesare të vogla, por duhet të afrohesh shumë që të gjesh ku është fjala vjen, simboli i Tiranës, Kulla e Sahatit. E vetmja gjë e bukur aty, që duket sikur është kruspullosur dhe dridhet nga frika e gangsterrëve të urbanistikës së Tiranës.

Them me vete se nuk mjafton të jesh urbanist i keq, arkitekt i keq, politikan e vendim-marrës i keq, që t’i ngjeshësh e veshës qytetit atë kitsch, që nuk e kishte as në kohën e Turqisë!

Duhet të kesh mendësinë e banditit të babëzitur të provincës, që zbret në qytet me thes ne krah, si dhe një urrejtje 3D, që ta shëmtosh e t'i marrësh frymën në këtë farë feje!

Ta katandisësh në një grumbull plehrash!

© Dashnor Kokonozi