Komunitet

Rubrika “Pyetësori i Jetës”. E ftuar: Ariana Kuko

“Pyetësori i Jetës” është përgatitur nga Jeta Dedja, kryeredaktore e FlasShqip.ca. Çdo javë, personazhe nga diaspora Shqiptaro-Kanadeze do të ndajnë mendimet e tyre me lexuesit e FlasShqip.

Sot e ftuar është Ariana Kuko, manaxhere e departamentit të kontabilitetit në kompaninë “Progesys Inc”, Québec, Kanada.

1.Nëse ndjenjat kanë ngjyrë, çfarë ngjyre ndihesh sot?

E kuqerremtë, një ngjyrë sa e pjekur aq edhe e ëmbël.

2.Me çfarë shpejtësie kanë ecur 10 vitet e fundit të jetës tuaj?

Me shpejtësi rrufeje. Vitet kanë kalur dhe bëhem koshiente vetëm kur shikoj sa është rritur ime bijë.

3.Cila ka qenë zgjedhja me koston më të lartë?

Emigrimi.

4.Humbja më e vogël?

Takat e larta.

5.Gjëja e fundit që të ka gërryer shpirtin e trazuar gjumin?

Prindërit e vetmuar në atdhe.

6.Cilës ndjesi/gjendjeje do doje t'i arratiseshe?

Vetmisë.

7.Ç'dobi mund t'i sjellë njeriut mërzia?

Normalisht duhet të stimulojë mendimin e më pas veprimin për të dalë nga ajo situatë.

8.Cili është stimulanti më i fortë që ndez qënien tënde?

Sfidat.

9.Çfarë bën për t'u ndjerë në formë fizike/shpirtërore?

Mundohem të ha ushqime të shëndetshme, të bëj pak sport, punoj, lexoj, shopping, ndjek aktivitete kulturore dhe ajo që më pëlqen më shumë të udhëtoj brenda ose jashtë vendit kur kam mundësi.

10.Si reagon ndaj një pritjeje të gjatë?

Me kohë kam mësuar të jem e duruar dhe të pajtohem me realitetin kur nuk kam mundësi ta ndryshoj.

11.Si i dallon njerëzit e mënçur?

Për mua një njeri i mençur është një mendje e hapur, i ditur, gjykues i drejtë dhe dinjitoz. Zakonisht i dalloj nga mënyra se si komunikojnë apo debatojnë.

12.Për çfarë të pëlqen të flasësh më shumë me miqtë?

Më pëlqen të ndaj me miqtë e mi pothuajse çdo gjë që më intereson, që më gëzon, që më hidhëron, shkëmbim eksperiencash pse jo edhe pak thashetheme.

13.Profili i mikut të padëshiruar?

Nuk do e quaja mik por njeri të padëshiruar sepse nuk do arrinte të bëhej mik. Do thoja një njeri që përcjell energji negative në çfarëdo lloj mënyre me mendimet dhe veprimet e tij.

14.Cila është formula e njeriut të mirë?

Shqip do ishte një njeri me zemër të madhe që fal dashuri e mirësi pa kushte e paragjykime.

15.Përkufizimi i budallallëkut?

Do thoja mungesa e një gjykimi logjik e inteligjent.

16.Çfarë nuk do t'ia uroje as "hasmit"?

Varfërinë.

17.Një rast tipik kur të vjen për të sharë?

Kur përballem me neglizhencë të vetdijshme dhe të përsëritur. Edhe kur më ndërpritet interneti.

18.Urimi që merr e jep më shpesh?

Shëndet e gjithë të mirat!

19.Cili është vendi që të qetëson sapo e sjell ndër mend?

Bregdeti.

20.Po libri që ke përzemër?

Ka shumë autorë e libra që më pëlqejnë do them tre, një nga fëmijëria “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit” i shkrimtarit Bedri Dedja, një nga rinia “Harku i Triumfit” nga Remark dhe një libër që e kam lexuar kohët e fundit “Kane and Abel” nga Jeffrey Archer.

21.Kënga që të vjen më shpesh në mendje?

Kënga “My way”.

22.Udhëtimi që nuk është ndërmarrë ende?

Veriu i Shqipërisë që nuk pata mundësinë ta vizitoj deri tani.

23.Pema që të kënaq syrin?

Qershia në pranverë.

24.Nata perfekte e dimrit kanadez?

Pranë zjarrit duke parë një film ose duke lexuar një libër.

25.Produkti që do doje mos të mungonte kurrë në dyqan?

I pari që më vjen në mend është shampo apo sapuni.

26.Pjata që nuk do refuzoje dot as me stomakun plot?

Gjel deti me përshesh.

27.Zakoni që do doje mos ta kishe?

Të gatuaj mish për ditë.

28.Aftësia që do doje të kishe?

T’i jap makinës.

29.Parashikimi për të ardhmen e profesionit që ushtroni?

Është një profesion i vlerësuar dhe i kërkuar dhe po zhvillohet me arritjet teknologjike.

30.Arritja juaj më e madhe deri më sot?

Arritja më e madhe është realizimi i ëndrrave të mia që ditën që erdhëm në Kanada. Arritje në aspektin shoqëror dhe profesional.

31.Si ndihesh tani në fund të pyetësorit?

Sikur kam nxjerrë një raport financiar të vetes :)

 

©JetaDedja

FlasShqip 2021