Komunitet

In Memoriam Lili Cingu - Mesazhe nga artistë dhe aktivistë të komunitetit shqiptar në Toronto

  • Published in Komunitet

Ndarja nga jeta e ikonës sё valles popullore shqiptare Lili Cingu, si rrallëkush e admiruar nga i gjithë publiku shqiptar, u përjetua këto ditё me shumë emocion jo vetëm nё Tiranë, por edhe në Toronto të Kanadasë, ku ajo jetoi për gati tri dekadat e fundit dhe ku kontribuoi me artin dhe personalitetin e saj unik në të gjitha evenimentet e rëndësishme komunitare dhe ato promovuese të kulturës e trashëgimisë shqiptare. Tё shumta ishin reagimet me superlativa plotësisht të merituara në rrjete nga miq, kolegë e dashamirës të saj. Një homazh i veçantë iu kushtua artistes së madhe edhe nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Torontos. Në këtë rubrikë speciale dedikuar kujtimit të Lili Cingut, Flasshqip.ca po përcjell për lexuesit disa mesazhe nga artistë dhe aktivistë të njohur të komunitetit shqiptar në metropolin kanadez.

Jani Papadhimitri

Arti shqiptar humbi njё nga artistet mё tё mira dhe mё tё suksesshme tё skenёs, e cila transmetoi emocione tё fuqishme jo vetёm brenda, por edhe jashtё vendit. Mjafton tё kujtojmё Gjerdanin e Artё qё fitoi Ansambli i Kёngёve dhe Valleve Popullore nё Dizhon tё Francёs, ku meritё tё veçantё pёr atё sukses të madh pati edhe artistja Liliana Cingu. Gjithashtu interpretimet e saj nё aktivitetet e organizuara nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze nё Toronto do tё kujtohen me dashuri nga tё gjithё ne qё e ndoqёm nga afёr. Eleganca dhe profesionalizmi, tё shoqёruara me buzёqeshjen dhe mirёsinё qё e karakterizonte, do tё mbeten tё paharruara pёr publikun shqiptar qё e donte aq shumё.  Nderim, respekt dhe mirёnjohje pёr kёtё Artiste te Madhe. Kujtimi i saj do tё mbetet i paharruar.

Ramazan Këllezi

Liljana Cingu, kryefjala e vallёzimit popullor shqiptar, shqiponja qё fluturoi drejt qiellit pёr t’iu bashkuar shqiponjave tё tjera Besim Zekthit e Rexhep Çelikut me tё cilёt interpretoi me njё nivel tё lartё artistik, profesionalizёm e njё larmi karakteresh tё valleve tona popullore nga tё gjitha trevat e Shqipёrisё. Mikeshё, kolege, artiste e pёrmasave tё mёdha qё la pas pёr brezat qё do vijnё njё figurё tё skalitur tё interpretimit tё vlerave tona kombёtare, visareve tё kombit tonё, nё shkallёn mё tё lartё profesionale, por jo vetёm. Edhe nё pikpamjen njerёzore, njё model, njё personalitet qё i imponoi njё populli tё tёrё respekt e pёrulje para veprёs sё saj. Dhimbja mё e madhe se madhёshtia qё krijoi ambasadorja e kombit tonё nё botё. R.I.P.

Lindita Aga Meço dhe Ervin Meço

Ishte shumё i trishtё lajmi i ndarjes nga jeta e njё figure tё tillё si Lili Cingu. Ajo ka qenё dhe do mbetet njё ikonё e valles shqiptare, me dinamizmin, elegancёn dhe hijeshinё qё e karakterizonte. E kemi njohur Lilin nga skena dhe ekrani qё fëmijё (Ervini edhe personalisht sepse mamaja e tij dhe Lili kanё qenё kolege dhe shoqe pune nё Ansambёl), por koncerti i bamirёsisё “Tinguj pёr vendin tim” qё organizuam me artistёt shqiptarё nё Toronto, na mundёsoi qё tё njiheshim edhe mё nga afёr me tё. Na ka lёnё vёrtet pёrshtypje shumё tё mirё dashamirёsia qё tregoi pёr projektin dhe gatishmёria e menjёhershme ndaj ftesёs sonё pёr tё marrё pjesё nё koncert. Lili do tё jetё pёrherё njё frymezim i bukur pёr tё gjithё brezat e artistёve dhe jo vetёm. Ajo do tё mbetet pёrherё nё zemrat dhe mendjet e njerёzve qё patёn fatin ta njohin nga afёr me buzёqeshjen, thjeshtёsinё dhe talentin e saj tё rrallё.

Genc Tirana

Duket si e pabesueshme qё Lili Cingu nuk do tё bёjё mё magji me koreografinё, lёvizjet elegante dhe portretin e saj tё hijshёm nё skenat shqiptare dhe botёrore. Admiruesit e artit tonё kudo qё janё nё Tiranё, Toronto apo kryeqendra tё tjera ku ajo shkёlqeu dhe debutoi me aq profesionalizёm po ndjejnё qё kёto ditё pas ikjes sё saj njё zbrazdёsirё qё vёshtirё tё plotёsohet. Njё figurё publike e admirueshme qё largohet pёrcillet gjithnjё me hidhёrim dhe veneratё, por te Lili shqiptarёt ndjejnё diҫka mё shumё. Ajo vinte nga njё periudhё kur arti ynё ishte ndrydhur nё korniza ideologjike tё mbrapshta, ku shumё artistё u detyruan hera-herёs nё hapsirёn e ngushtё pёr ekzistencё tё krijonin art tё gjymtuar. Nё kontrast, arti qё krijoi dhe interpretoi Lili me sekuencat e hapave tё saj nё vallzim kishte tё gjithё dinamizmin dhe jetёn e gjallё qё publiku nuk e shihte tё pasqyruar mirё nё skenё nё atё kohё. Kjo gjё e bёnte atёhere mё tёrheqёse dhe pёr rrjedhojё e bёn tani mё tё dhimbshme mungesёn e saj. Ndoshta pёr koinҫidencё arti skenik i baletit ku debutoi Lili nuk mund tё censurohej aq sa u censuruan muzika, letёrsia, kinematografia, etj. Siҫ dukej atёhere koreografia dhe lёvizjet kanё qenё mё tё lira se tingujt. Veҫse artistja arriti tё gjejё nё traditёn e valles dhe muzikёs kombёtare ritmin dhe nervin e jetёs qё nuk evidentohej dhe aq nё artet e tjera skenike. “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” do tё mbeten monumente tё artit skenik dhe vallёzimit ku Lili ndriҫonte nё sallё. Sё bashku me partnerin e saj po aq dinjitoz nё vallёzim, Besim Zekthi ata krijonin sa herё figurёn e shqiponjёs apo flamurit ku transmetonin mesazhe tё dinamizmit tё kombit. Por ndёrsa Zekthi me burrёrinё dhe portretin e tij realizonte shqiponjёn apo simbole tё tjera epike, Lili shumё herё me hapat dhe zhdёrvjellёsinё e saj paraqitej si mjelmё. Kёshtu ajo me elegancёn dhe feminilitetin e saj transmetonte te publiku natyrёn e butё dhe poetike tё njё populli qё dёshironte mё shumё se sa i ishte dhёnё. Lili Cingu sё bashku me partnerёt e saj tё artit tё vallzimit i kapёrcyen kufijtё e vendit tonё nё kohёn kur Shqipёria ishte mё e izoluar se kurrё. Personazhet, figurat artistike dhe mesazhet qё pёrcolli ajo pёrmes valles rezonuan gjithashtu nё Europёn Lindore e Perёndimore dhe mё vonё pas ndryshimeve nё Amerikёn e Veriut. Figura, personaliteti dhe universialiteti i artit tё saj janё dhe do tё mbeten model pёr artistё tё sё njejtёs gjini arti dhe gjinive tё tjera, pasi ajo arriti tё hyjё, tё prekё dhe transmetojё te shikuesit tё bukurёn. Lamtumirё e dashur.

Edlira Çini Begeja

E shtrenjta mikja ime, Lili Cingu, largimi yt mё datёn 4 Shkurt, bashkoi njё popull tё tёrё. Shqiptarёt anё e mbanё, nё Shqipёri e nё gjithё botёn, u identifikuan nё mediat sociale me foton tёnde. U hap njё konak i madh virtual, ku tё gjithё i shkuam pёr ngushёllim njёri-tjetrit. Sepse tё gjithёve na le pak nga vetja. Tё gjithёve na bёre tё ndjehemi tё privilegjuar, me dashurinё e çiltёrsinё qё na dhurove. Pa kuptuar, edhe nё qiell, bёre tё njёjtёn gjё qё bёje kur ishe nё tokё. Bashkim. Ti e shtrenjta Lili, nuk le fansa pas, por le miq.  Se ti çdo njeriu, tё njohur a tё panjohur, mjaftonte t’i dhuroje njё buzёqeshje tёnden tё sinqertё, pёr ta fituar nё pёrjetёsi. E privilegjuar nga natyra me talent, bukuri, mirёsi, por mё tepёr se gjithçka thjeshtёsi, ti ishe nga ato femra, qё ia ndreqje kurorёn njё femre tjetёr. E pse jo! Kush mund tё konkurronte me talentin, elegancёn, fantazinё tёnde? Por ti edhe pse ishe tepёr e vetёdijёshme pёr kёtё, vije gjithmonё pёrpara thjeshtёsinё, pёr t’i bёrё ata qё tё rrethonin, tё ndjeheshin sa mё mirё. Kёto ditё, kemi kuptuar se midis shumё ndryshimeve mes njёri-tjetrin si individё, komuniteti ynё, dashurinё, respektin dhe mirёnjohjen pёr ty e ka tё pёrbashkёt. Faleminderit e shtrenjta jonё, pёr 57 vite karrierё tё suksesshme e tё pakrahasueshme. Faleminderit pёr dashurinё tende. Faleminderit pёr çdo moment e çdo kujtim tё bukur. Thonё qё shqiponjat vdesin nё fluturim.  Po valltareve nuk iu nevojiten krahё pёr tё fluturuar. Ti zemёr u largove duke vallёzuar. Mirёnjohёs tё jemi nё pёrjetёsi pёr trasёhgiminё qё na le.

Qazim Kallushi

Lili Cingu ёshtё njё imazh i papёrsёritshёm nё artin shqiptar. Si çdo zhanёr qё pёrfaqёsohej nga emra qё spikasnin mbi tё tjerёt, vallja e kultivuar popullore kishte Lili Cingun si pёrfaqёsuesen mё tё denjё. Edhe pse u largua nga skena shqiptare prej gati 3 dekadash, mbetet ikona e papёrsёritshme e valles popullore.

Gjergj Rita

Lili Cingu, njё mrekulli flladuese, me sharmin, elegancёn, bukurinё e njё artisteje qё nё gjithёsinё e saj pushtoi skenat dhe fitoi adhurimin e spektatorit pёr t’u pёrjetёsuar si njё nga ikonat e artit shqiptar.  Largimi i parakohshёm i saj na lёndoi tё gjithёve, jo vetёm ne kolegёt qё patёm rastin tё punojmё me njё artiste tё madhe, por dhe artdashёsit e shumtё qё e ndoqёn nё skenat e Teatrit tё Operas dhe Baletit, studiot e Televizionit Shqiptar, skenat e huaja, ku zotёronte me madhёshti, elegancё dhe profesionalizёm shpirtin e çdo njeriu.  Prezenca e Lilit nё komunitetin tonё tё Torontos ishte njё pasuri e çmuar pёr tё ngrohur zemrat dhe ndezur shpirtin e shqiptarёve nё çdo atmosferё festive. Krenare dhe e thjeshtё, e bukur dhe femёrore, e dashur dhe fisnike, energjike e rinore, ky ёshtё imazhi qё rrezatoi mё shumё se kurrё dhe qё u skalit pёrgjithmonё nё historinё e komunitetit shqiptar nё Kanada. U lagua e fundit, pёr t’iu bashkuar treshes famoze e fluturuese tё Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore: Zekthi-Cingu-Çeliku.

Ina Xoxa

Mjeshtren e madhe tё valles shqiptare, Liliana Cingu, e kam njohur nga afёr nё Toronto gjatё provave tё grupit tё valleve “Shqiponjat e vogla” ku çoja vajzёn time Olivia qё kur ishte e vogël. Lili e dashur, ashtu siç ka qenë e mrekullueshme nё skenё, ashtu ishte edhe nё marrёdhenie me tё gjitha grupmoshat e valltarёve kur iu mёsonte finesёn nё lёvizje, nё mbajtjen e shamisё, posturёn, si tё pёrballeshin me tё papriturat nё skene etj. Pёr shembull, mbaj mend gjatё njё performance live nё Festivalin Folklorik nё Detroit, kёpucёn qё i ra padashur nga kёmba njё valltareje tё re. Lili me humor dhe elegancё e bёri pjesё tё koreografisё duke e modifikuar nё çast, njё mёsim me shumё vlerё pёr vajzat. Diva e valles sonё ishte jo vetёm inkurajuese dhe mentore pёr tё rinjtё e tё rejat, por edhe e gatshme tё ndihmonte me stilimin e kostumeve poullore. Ashtu siç pushtonte skenat kombёtare e ndёrkombёtare me madhёshtinё e interpretimit tё valles sonё, ashtu i pushtonte edhe zemrat e njerëzve me thjeshtёsi, buzёqeshje dhe mirёsi pafund. Kemi patur fatin e madh ta shohim tё performojё nё shumё evente komunitare nё Toronto si edhe bashkё me “Shqiponjat e vogla” nё festivalet folklorike shqiptare nё SHBA. Njё kujtim mbresёlёnёs do tё mbetet performanca e mjeshtres sё madhe me Ansamblin “Shqiponjat e vogla” nё Air Canada Centre Toronto. Lili e dashur na ka lёnё njё pasuri kombёtare interpretimi vallesh nga tё gjitha trevat shqiptare. Jehona e madhёshtisё se saj ashtu si dhe vallja jonё nuk do të shuhen kurrё.

Shkëlqim Tafaj

Lili Cingun e kam njohur personalisht, sigurisht nёpёrmjet skenёs ku kemi debutuar sё bashku nё disa turne jashtё Shqipёrisё, por edhe kёtu nё Toronto. Lili ishte vёzhguese e rrallё e elementeve tё imta tё kërcimit dhe njё interprete ekselente. Ishte e pajisur me njё konstrukt trupor qё e lejonte tё dukej gjigande nё skenё, plus bukuria e rrallё e pamjes. Punёtore e jashtёzakonshme, besoj edhe sot ndihet nё muret e sallёs sё baletit tё Ansamblit Popullor era e “djersёs” sё Lilit dhe Rexhep Çelikut, qё punonin me koreografin e famshёm Panajot Kanaçi, deri vonё natёn pёr njё krijimtari të re. Ishte aq e preokupuar pёr koncertin sa tё habiste. I lante dhe i hekuroste vetё tё gjithё kostumet e valleve pas çdo koncerti. Dhe kur dilte tё nesёrmen nё koncert nuk shihje asnjё rrudhё nё fanellat e saj tё bardha si drita. Ishte modeste deri nё pёrulje duke mos e mbivlerёsuar vehten. Ishte e gatshme qё tё jepte kontributin e saj nё çdo moment qё i kёrkohej nga komuniteti.

Ardian Radovicka

Ngushellimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve. Një humbje e madhe për ta dhe për komunitetin shqiptaro-kanadez e më gjerë. Lili Cingu ishte një soliste e padiskutueshme e valles shqiptare që ngriti në këmbë skenat amtare dhe botërore me virtuozitetin e saj. Eleganca, saktësia e lëvizjeve, zotërimi i skenes dhe buzeqeshja e saj do të kujtohen gjithmonë. Shpirti i saj u prehtë në paqe.

Rudin Lengo

Valltarja e mirënjohur Liljana Cingu ka frymëzuar brezat e artistëve Shqiptarë për më shumë se katër dekada. Ajo ishte një nga yjet e komunitetit shqiptar në Kanada. Energjia dhe dashuria për kulturën dhe artin Shqiptar ishte e pashmangshme kur ishe në prezencën e saj. Kontributi madhështor i Lili Cingut për vallet dhe muzikën popullore do jetojë përgjithmonë në zemrat dhe mëndjet tona.

Ylvi Kollari

Liliana Cingu, dominantja e valles shqiptare ndërroi jetë. Një nga mënyrat më të mira për të njohur një komb nuk është vetëm muzika por edhe momentet inspiruese që ai komb sjell. Në të gjithë boten vallet kanë sherbyer si formë artistike e shprehjes. Si tironas kur shikonim Lilin të kërcente vallen tonë tradicionale “Napolonin” krijohej një respekt i thelle për të. Kërcimi i saj na kthente mbrapa në kohë në të gjitha momentet e gëzuara familjare e shoqërore. Kushdo e ka parë një herë Lilianën duke vallëzuar e interpretuar, e mban mend atë për gjithë jetën. R.I.P. mikesha Liliana.

© Flasshqip.ca - 7 shkurt 2024