Opinione

Përballë gangsterit gandizmi bëhet qesharak – Nga Artan Gjyzel Hasani

Edhe sikur 1 milion protestues të dalin në rruge si ëngjëj përballë një regjimi djallëzor, ëregjimi nuk rrëzohet.

Fjalet “protestë” dhe “ëngjëj” nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën fjali kur përballë ke Djallin.

Kjo sepse jemi tradicionalisht një shoqëri e forcës fizike dhe jo mendore...

Një aksion opozitar gandist bëhet qesharak përballe regjimit të një gangsteri ... Sidomos në kontekstin shqiptar.

Gangoja i Shqipërisë duhet marrë zvarrë në kuptimin e plotë të fjalës!

Përndryshe brisqet do vazhdojnë të thyejnë rekordet e shitjeve dhe shumë shpejt do të fillojë cfilitja e protestuesve rrugëve dhe shesheve, protestues shumë herë më dinjitozë, trima dhe të ndershëm se sa udhëheqësit e tyre kajmaklinj.

Për vende rrëmbythje si i yni, Perëndimi zbaton të njëjtin rregull historikisht: nuk e vret mendjen për asnjë nga hallet reale të vendit, por përkrah dhe negocion vetëm me më të fortin. Kështu kanë bërë edhe stergjyshërit e tyre kur kolonizonin Afrikën: mbështetnin tribunë më të fuqishme. Dhe në Shqipëri gangsteri Edvin Rama vazhdon të dëshmohet më i forti.