Opinione

Për kauzën e demokracisë dhe jo për Ilir Metën - Nga Artan Gjyzel Hasani

Shqiptarët që pas përmbysjes de jure të komunizmit dhe deri më sot përgjatë 30 viteve kanë mbushur sheshet për Berishën, Nanon, Ramën, Bashën dhe prandaj kauzat e tyre të Demokracisë kanë dështuar.

Do dështojnë përsëri nëse nesër do dalin në bulevard për Ilir Metën. Vetëm DELET dalin në sheshe për Barinjtë. Qytetarët dalin për KAUZA.

Dhe Kauza e Kushtetutës nuk është as e majtë, as e djathtë. Është kauzë e të gjithëve që aspirojnë demokraci dhe barazi para ligjit!

Dëshmojeni veten që nuk jeni dele, por qytetarë. Kauzën e keni! A ka kauze më të madhe se sa rrezikimi real i Demokracisë dhe i Kushtetutës në një vend që aspiron demokracinë dhe barazinë para ligjit?

Jeni para fakteve reale të uzurpimit të jetës suaj nga një bandë që ka pushtetin. Fakte reale të shkatërrimit të institucioneve kushtetuese bazike.

Fakte reale që udhëhiqeni nga një mafioz psikopat si Edi Rama, një bandit arrogant, një antishqiptar i artikuluar në shërbim të interesave të një amalgame banditësh të tjerë të veshur me pushtetin e parasë. Enverët në Demokraci kanë shëmbëlltyrën brutale të Edi Ramës.

I vetmi institucion demokratik që ka mbetur në kundërvënie ndaj shkeljes së ligjshmërisë kushtetuese në atë vend është ai i Presidencës që ka rastisur të ketë në krye një politikan të përfolur e të përlyer në afera të jashtëligjshme si tërë klasa politike shqiptare, kush më shumë e kush më pak.

E c'rëndësi ka se cili është mesazheri? Cilido që të ishte në vend të Ilir Metës në këtë rast do të përflitej po njësoj dhe MESAZHI do të sakrifikohej e keqpërdorej për hir të mesazherit!

Dhe kjo do të ishte shenjë papjekurie qytetare, një dukuri që e ka lënë 30 vjet shqiptarin në mëshirë të mesazherëve por jo të Mesazheve.

Bashkëatdhetarët e mi kanë një moment që nuk duhet ta humbasin: Rastin flagrant për të mbrojtur në rrugë një KAUZË!

Një kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë!

Vetëm populli ka të drejtë të veprojë edhe në mënyrë jokushtetuese për të mbrojtur Kushtetutën në një vend që nuk ka Gjykatë Kushtetuese!

Nëse kjo kauzë realizohet atëherë le të jenë të parët që të gjykohen nga Kauza e Drejtësisë, Berisha, Nano, Rama, Basha dhe Meta! Pastaj me radhë të tjerët! Dhe të gjykohen pa mëshirë!