Misioni i Policisë dhe “qytetari” Edi Rama - Nga Robert Kore

Mbi makinat e policisë në Kanada shkruhet: "To serve and protect".
Ky është edhe misioni i policisë në këtë vend. Pra t’i shërbejë dhe të mbrojë publikun.
Kurse misioni i policisë së Edi Rames është: “Zhdëpini fëmijet 15 vjeç në dru. Gratë dhe artistët tërhiqini zvarrë drejt e në burg”!
Ja pra të nderuar miq, ky eshte “qytetari” Rama dhe shteti që ai krijoi.
Një shtet anarko-anadollak, i cili nuk ka asnjë lidhje me Europën e qytetëruar ku duam të shkojmë.
Ky është kryeministri “qytetar” i Shqipërisë.
Ky “qytetar” që asnjëherë nuk e kuptoi detyrën qytetare të të qenurit kryeminister i një vendi.
Ky “qytetar” që kurrë nuk tregoi qytetari me shtresat e ndryshme të shqiptarëve, por vetem tallje dhe intimidim.
Ky “qytetar” që kurrë nuk foli si një qytetar, por vetëm me të uluritura e të bërtitura histerike të një të sëmuri psiqik.
Ky qytetar që asnjëherë nuk iu drejtua në menyre qytetare popullit të tij, por gjithmonë e shau dhe e fyeu atë me fjalë që s’thuhen.
Ky “qytetar” që asnjerën nga gratë e tij nuk e trajtoi si burrë i qytetëruar, por i zhdëpi në dru dhe i bëri për psikiatri.
Ky “qytetar” që vartësit e tij i trajtoi si një satrap i paqytetëruar.
Ky “qytetar” që e mbushi Parlamentin me kriminelë dhe vrasës të qytetarëve të tij në Shqipëri dhe nëpër botë.
Ky “qytetar” që shkatërron trashëgiminë kulturore të kryeqytetit ku ai lindi dhe u rrit.
Ky “qytetar” që prishi e shkatërroi çdo simbol të qyteteve, duke i zëvendesuar ato me shëmtira arkitekturale, për interesat e Mafies së ndërtimit.
Ky “qytetar” që brodhi me brekushe dhe atlete kancelarive të Europës së qytetëruar.
Ky “qytetar” që kurrë nuk u ngrit në nivelin e homologëve të tij të qytetëruar, të cilët për një skandal të vetëm japin dorëheqjen, kurse “qytetari” ynë po mbush një libër me skandale dhe prapë na nxjerr fytyrën e tij 24/7 nëpër ekrane.
Ky pra eshte kryeministri ynë “qytetar”, të cilin na e sollën nga diaspora, për të çuar gjithë shqiptarët në diasporë.
©Robert Kore