Policia e Shtetit ka marrë fytyrën e Edi Ramës - Nga Ylli Dylgjeri
48 orë nga sulmi barbar i Policisë Shtetit mbi artistët, gazetarët dhe qytetarët gjatë aksionit për shëmbjen e Teatrit Kombëtar nuk shoh asnjë reflektim ligjor nga institucionet.
Ngjarjet janë zhvilluar në sy të publikut dhe mbi publikun.
Policia e Shtetit ka dalë nga Misioni i saj.
Në Policinë e Shtetit është shkelur ligji, Rregullorja e Policisë së Shtetit.
Në policinë e shtetit ka triumfuar barbaria mbi ligjin.
Në Policinë e Shtetit ka humbur qytetaria.
Në Policinë e Shtetit ka humbur identiteti.
Policë no name, no number, no face, kanë vepruar duke uzurpuar drejtimin.
Civilë kanë dhunuar publikun dhe kanë shkelur mbi arritjet e brezave në këtë institucion që me ligj mbahet nga taksapaguesit.
Policia e Shtetit ka dalë nga kontrolli civil i arritur me aq mund në këto 30 vite Demokraci.
Për të gjitha këto, si qytetar i Republikës, i kërkoj autoriteve të larta të Rendit Publik të japin llogari dhe të përgjigjen për këtë skandal historik.
Njëherësh Prokuroria, urgjent duhet të filloj ndjekjen penale kryesisht për të gjithë autoret e kesaj shfaqe të shëmtuar që na largon nga perspektiva jonë europiane.
Së fundi, Ministri Sandër Lleshi ia doli ta bëjë të urryer Policinë e Shtetit!
Në vitet 90 të gjithë thërrisnin “Policia është me ne” dhe çdo demonstrues i asaj kohe ndihej në të njëjtën llogore me policinë, pavarësisht se e kishte përballë...
Policia e Shtetit ka marrë fytyrën e Edi Ramës.
Të lumtë o Sandër Lleshi! Arritja jote më e madhe është që ia dole ta bësh të urryer Policinë e Shtetit.












