Masakër entuziaste pornografie - Nga Rexhep Shahu
Me shume se gjysmë viti shqiptarët mahniten, lumturohen, jetojnë në ankth dhe sosin ditët në kotësi për shkak të emisioneve porno të tipit Big Brother, Përputhen, Love Story etj. Kur mbarojnë këto seanca pornoje, njerzit ndjehen bosh edhe pse shijojnë fitoren e kavieve ose dëshpërimin për humbjen e kavieve. Shumë njerëz për pak çaste bëhen esëll, kthjellohen. Fillojmë të shajmë, qortojme e mallkojme emisionet, skenaristet, regjisorët, televizionet, pronarët, velinat, kaviet e laviret, por nuk arrijmë të qortojme Big Brother-in e vërtetë. Qeverinë nuk e qortojmë, nuk e mallkojmë, as e dënojmë për këtë masakër entuziaste që bën ndaj jetës së shqiptarëve, masakër që nuk do ta bënte asnjë luftë ndaj jetës së shqiptarëve.
Qeveria po ndërton njeriun e përçudnuar me anë të këtyre emisioneve. Siç ka ndodhë gjithmonë, jepi popullit cirk dhe ai kënaqet, të duartroket. Jepi popullit spektakël dhe ai të duartroket, nuk do as bukë, as ujë, as punë, as dritë. Jepi popullit ndeshje gladiatorësh dhe populli i jeton ndeshjet, jeton me komentime, i përcjell, i imiton. Jepi popullit dëm mandator dhe populli lumturohet, të uron e të jep patjetër edhe mandat të katërt po deshe.
Televizionet që shfaqin masakrat entuziaste ndaj qytetarëve, ndaj të ardhmes, që vrasin shpresa e shkërdhejnë ëndrra, që skllavërojnë njerëz, që krijojnë e shesin modelet më të ndyra të racës njerëzore, janë vegla të qeverisë, janë ofiçina ku bëhet lavazh trush, janë mitralozë që korrin shpresa njerëzore, që vrasin të ardhmen e brezave të rinj.
Këto televizione, fabrika apo krematoriume ku digjet e ardhmja e rinisë, ku bëhet institucion kurvërimi e poshtërimi, ku gradohen muta, ku dinjiteti shkilet e fama blihet me bythë, janë lavatriçet kriminale të qeverisë së pamëshirshme ndaj jetës njerëzore e të ardhmes.
Ne shajmë, mallkojmë e qortojmë lavatriçet, dhe kështu jemi të vjetër mbi një shekull kur fajësojmë makinat, apo kur fajësojmë shiringat pse me to drogohen njerëz. Por krimin e bën qeveria, makinat janë makina, janë pa faj, shiringat janë shiringa.
Zot, zgjoi qytetarët të mos i vdesë në gjumë qeveria! Zot jepu punë e dëshirë për punë njerëzve që të mos i poshtëroje më shumë qeveria. Sepse ndryshe do të vijë një ditë kur këtu në atdhe do të jetojë vetëm popull që shkon me 500 lekë nëpër studio, popull qe sheh televizion gjithë kohën, gjithë vitin, popull që nuk mbjell as korr dhe një ditë nuk do ketë çfarë të hajë veç mutit të vet.
Zot shpëtojë këtë vend të mos bëhet kurvistan!
©Rexhep Shahu












