Opinione

Fushatë që të vret sytë - Nga Rob Kore

Po zhvillohet një nga fushatat më skandaloze që kemi parë ndonjëherë në këto 30 vjet në Shqipëri. Në fakt kjo nuk mund të emërtohet si fushatë.

Karakteristika kryesore e një fushate është debatimi ideve midis palëve. Gjithashtu çdo fushatë në botë ka një slogan, i cili jep përparësinë e fushatës të çdo grupimi politik apo të një drejtuesi lokal. Zakonisht, slogani është gjithmonë diçka e re, e cila krijon lidhjen e domosdoshme midis kandidatit dhe votuesit.

Dikur edhe në Shqiperi, ndonëse jo perfektë, ekzistonin edhe debatet, edhe sloganet e fushatave. Ndërsa këtë herë, slogani i fushatës së Ramës, i realizuar nga ai vetë dhe Taulant Balla, është: “Tallavaja jemi ne”.

Pra pamjet e fushatës nuk janë asgjë më shumë se një “eye sore”, që në shqip thuhet: pamje që të vrasin syrin.

Por kjo nuk është e keqja më e madhe. Për të kuptuar të keqen me të madhe duhet të shtrojmë pyetjen: përse e bën ai këtë?

Opinionistët, analistët, bile edhe një shumicë nga populli japin përgjigje që mund të përmblidhen si më poshtë:

-Edi Rama është i zgjuar dhe e di çfarë duan shqiptarët.

-Shqiptarët janë popull dele, që gënjehen me një thes miell.

-Jepu shqiptarëve një copë buke dhe një nevojtore dhe ata janë të kënaqur.

Të gjitha këto përgjigje nuk janë të vërteta.

Nuk ka asgjë të zgjuar të bësh një fushatë me një nivel kaq të ulët, përkundrazi shqiptarëve u vjen pështirë nga tallavatë e Ramës dhe Ballës. Shqiptarët nuk janë kaq dele sa mos të kuptojnë se çfarë ndodh.

Aresyeja e vërtetë dhe përgjigjet e asaj pyetje janë dy.

E para, ësht frika që ka votuesi shqiptar nga regjimi Rama-Veliaj. Rama ka kapur gjithçka dhe kontrollon të gjitha mjetet që mund të ndikojnë zgjedhjet. Shumë tiranas pohojnë në biseda të ngushta midis miqsh, se jo vetëm kundërshtarët e Veliajt, por edhe shumë prej votuesve të PS e urrejnë atë. Atëherë si ka mundësi?

Këta njerëz deklarojnë gjithashtu se janë të detyruar të votojnë Veliajn, për arsye se në një mënyrë apo një tjetër ata humbasin vendin e punës.

Rama-Veliaj kanë krijuar një regjim ku ose nëpërmjet veprave konkrete ose nëpërmjet mesazheve u kanë thënë të gjithë politikanëve, analistëve, shtypit e mediave të tjera, biznesmenëve, mësuesve, mjekëve, punonjësve të administratës dhe gjithë shqiptarëve, ose me mua, ose të lashë pa bukë.

Faktori frikë është faktori, i cili “triumfon” mbi çdo kalkulim tjetër. Tek njerëzit që kanë një pozitë, ai i eliminon me urdhërin e tij, ndërsa popullin e thjeshtë ai e frikëson me patronazhistët, duke iu thënë shqiptarëve se ata (patronazhistët) dinë gjithçka për ju.

E dyta, ai e ka kthyer fushaten në tallava, sepse dhe ai vete është i frikësuar në palcë. Së shpejti, mbas zgjedhjeve, do ketë zhvillime të reja me rastin McGonigal.

© Rob Kore