Përse mërziteni me opozitën? - Nga Ilir Levonja

Keni nga 24 orë që u ka dhënë Zoti dhe ato i shpenzoni duke sharë opozitën. E paftë, apatike, nuk na përfaqëson, nuk bëhet më me Mulin, Gazin etj., me Saliun jo e jo..., megjithëse kanë plot 12 vjet që nuk kanë patur as minutazh fjale, e drejtë kushtuetuese, nuk kanë patur as grup parlamentar, e drejtë kushtetuese, nuk kanë patur as seli, e drejtë kushtuese, nuk kanë patur as mundësinë të shpalosin programin, e drejtë kushtetuese, pasi janë përdhosur, janë sharë, janë përjashtuar, janë burgosur, janë katranosur, janë përçarë, janë shitur, i kanë blerë, e ju prapë mërziteni, i shani, i nëmni, i memecni, sikur prapë ata ua kanë fajin.
Përse kaq vrer e mërzi me opozitën, kur ka 12 vjet nuk njeh as më minimalen të drejtë kushtetuese, ku nga 107 denoncime me figurë dhe zë asnjë nuk ua quan për akuzë penale drejtësia. Mirë ajo e atyre që në darkë dalin me shallin e kuq të Konferencës së Pezës, kurse në drekë pinë shampanjë me Ambasadën Amerikane dhe 99.99% të vendimeve i marrin sipas oreksit të Kryeministrit, po pse ju i mërziteni një opozite që sipas jush është zero, kur nuk dëgjuat asgjë nga programi qeveritar se çfarë ka të bëjë me hallkat e asaj që quhet demokraci, program buxhetor dhe funksionim i check and balance. Kaq vrer u ka mbetur për opozitën sa kurrë nuk shikoni metastazat qeveritare, që po ju lënë pa brekë në bythë dhe merreni me zhurmën e opozitës dhe fajin e ka Saliu.
Jeni kthyer në rimorkio të kalamajve në emigrim dhe prapë fajin e ka Saliu, e ka opozita që nuk ju ngjiz joshjet seksuale ashtu siç ua ngjiz qeveria që u ka caktuar vetëm ca thërrime nga luksi i çmendur i tyre. Askush nuk u grric nga shpenzimet stratosferike të Elisa Spiropalit për këshilltarë e bodiguarde, por u shkumosët me dasmën e çunit të Jozefina Topallit. Kur fare mirë mund t’i shkulnit veshin qeverisë se përse nuk ekzistojnë instucionet e verifikimit të të ardhurave apo të shpenzimeve të çmendura si në botën demokratike, kësisoj edhe ju nuk do kishit mundësinë të masturboheshit kolektivisht nën dirigjimin e propagandës së kalbur të qeverisë Rama. Dhe e fundit, mos t’ua dëgjojë kush kur thoni mandati i katërt, se është mandatë, jo mandat... në botë do u tallin dhe do vënë duart në kohë, pasi nuk ka demokraci më shumë se dy mandate.
Në përgjithësi Shqipëria vuan nga sehirxhinjtë dhe këtij shekulli a këtij 10 vjeçari i ka ata me shumicë. Në përgjithësi Shqipëria vuan edhe nga interesaxhinjtë, por këtij 10 vjeçari i ka dyfish, ndaj qëllon që me votat e demokratit apo votat e opozitarit, me votat e krimit, drogës, prostitucionit, të shohësh në parlament gjithëfarësoj paçavuresh që flasin në emër të popullit. Eshtë kjo arsyeja që tradhtarët, shushunjat, kurvarët, gangot, mafiozët po sundojnë, sa plot biba e bibej futen aty pa brekë dhe ngrysen milionerë.
760 ditë bojkotoi Edi Rama dhe kasta e tij kur ishte në opozitë, por kurrë nuk ankuat dhe kurrë nuk u përjashtua njeri nga Parlamenti, jo për bamirësi të Saliut, por të së drejtës kushtetuese mbi Parlamentin, ndërsa sot ky i fundit ka pamjen e klasave të komunizmit kur mësues pedantë marksistë të nxirrnin jashtë për flokët e gjatë, pantallonat e gjera, ose të thoshin mbylle gojën se të nxorra jashtë, vagabond! Kësisoj edhe ky Kuvendi i sotshëm, më i turpshmi, më i pamerituari, më i neveritshmi, të cilin shqiptarët e pranuan për shkak të inatit me opozitën. Në fund të fundit janë 600 mijë vota, me 700 mijë që qeveris Ajatollahu i Shqipërisë naziste. Nuk e ka të gjatë, kalbëzimi ka filluar. Vjen erë, ashtu si shijet tuaja bajate që më shumë kanë frikë trazirat e opozitës sesa kafazin e diktaturës.
© Ilir Levonja - SHBA