Kolumnist

Vrasja e Khashoggit – Më keq se një krim, një gabim

Nga: Eric Margolis

Pasi kemi parë që Sauditët ju kanë prerë kokat dhe, siç thuhet edhe i kanë kryqëzuar kritikët dhe kundërshtarët e tyre për dekada me rradhë, papritmas paria e Uashingtonit është zemëruar nga një vrasje e vetme.

Viktima ishte një gazetar saudit nga elita e atij vendi, i cili u dallua për pikëpamjet e tij të moderuara dhe të kujdesshme, i cili gjithashtu ishte i lidhur me ish-shefin e inteligjences Saudite, Turki al-Faisal.

Por edhe kritika e butë ndaj qeverisë mbretërore, dhe sidomos ndaj më të fuqishmit të saj, princit të kurorës Mohammed Bin Salman i njohur gjithashtu si MBS, bëri që Khashoggi të vritet dhe të pritet në copa në konsullatën saudite në Stamboll, ku ai u josh që të shkonte javën e kaluar dhe nga prej nga ku ai kurrë nuk doli i gjallë. Shërbimet sekrete turke që fshehurazi monitoronin konsullatën saudite kapën detaje të tmerrshme ku duket se gishtat e Khashoggit   u prenë, pasuar nga koka e tij.

Khashoggi shkroi për gazeta të shumta, duke përfshirë edhe “The Washington Post”. Ai ishte bërë një gazetar i bezdisshëm që e urrente princin e kurorëzuar saudit, i cili me gjasë bërtiti si mbreti Henry II i Anglisë, “askush nuk do të më shpëtojë nga ky prift ngatërrestar?”

Si një ish-gazetar shqetësues për gazetat në Katar, Dubai dhe Turqi, unë jam i tmerruar nga ky krim. Princi i kurorës Mohammed ka arrestuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar subjektet e tij, të gjithë të duartrokitur nga Trump dhe dhëndri i tij Jared Kushner, i cili është krak për krah me pasanikët sauditë.

Unë jam i befasuar që sauditët nuk i kërkuan izraelitëve të cilët janë shumë të mirë për vrasje dhe rrëmbim personash, që të merreshin me Khashoggin. 

Zhurma e Uashingtonit dhe e mediave të huaja amerikane doli në kundërshtim me heshtjen e tyre lidhur me fatin e gazetarëve të tjerë të vrarë ose të mbajtur në burg në Egjipt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të dyja Shtete kliente të SHBA-së. Korrespondenti i Al-Jazeeras në Kajro Mahmud Husein është mbajtur në burg për dy vjet pa akuzë, sepse ai guxoi të shkruante për ish-qeverinë demokratike të Egjiptit, e cila u rrëzua nga një grusht shteti ngritur nga Arabia Saudite, Emiratet e Gjirit dhe Izraeli. 

SHBA-ja ka rrëmbyer, torturuar  dhe “zhdukur”  armiqtë e saj të  supozuar (dyshuar) që nga 9/11.

Le te kthehemi perseri tek sauditët. Përballë sjelljes së tyre kriminale Presidenti Donald Trump u përpoq të largohej nga skandali duke pohuar se vrasja mund të ishte bërë nga agjentë "mashtrues" Sauditë, deklaratë e cila u përsërit menjëherë nga Sauditët. Por edhe konet e zakonshme republikane në Kongresin amerikan nuk e gëlltiten dot një gjë të tillë duke kërkuar sanksione mbi Arabinë Saudite.

Është e qartë se edhe Kongresi dhe mediat amerikane janë shqetësuar për luftën genocide të Arabisë Saudite në Jemen në të cilën janë vrarë mbi 10,000 civilë dhe e cila shkaktoi uri dhe sëmundje që u përhapen kudo – nëpërmjet armëve amerikane dhe britanike, këshilltarëve dhe mbështetjes së inteligjences.

Jo kaq shpejt, thoshte Trump, perandoria e biznesit të të cilit përfitoi shumë nga paratë e Sauditëve dhe Gjirit. Sauditët kanë bërë porosi armësh prej 110 miliardë dollarë për kontenier dhe 400 miliardë dollarë për porosi komercialë janë në pritje pohoi Trump. Ne nuk mund të rrezikojmë qe Riyadin ta anulojë këtë burim fitimi tha Trump. Vetëm një javë më pare Trump kishte thumbuar se sauditët nuk mundën të mbronin dot veten dhe duhej të mbështeteshin në mbrojtjen e SHBA-së.  

I papërcaktuar nga Trump ishte kërcënimi i heshtur që sauditët mund të kthenin në para disa nga pasuritë e tyre të bonove të thesarit të SHBA-së. Mbetet një mister i errët dhe i thellë fakti se sa ligjvënës dhe gazetarë të SHBA-së janë në listën e pagave saudite.

Po aq i rëndësishëm është edhe fakti se Sauditët dhe Emiratet janë tashmë të lidhur ngushtë me qeverinë e djathtë të Izraelit. Izraeli gjithmonë ka hapur dyert për Sauditët dhe Emiratet e Gjirit në rrethet politike të Uashingtonit. Lobi i Izraelit po kalon në mbrojtjen e Sauditëve.

Ndërkohë ne do të vëzhgojmë spektaklin e neveritshëm të administratës Trump që po perpiqet ta mbulojë këtë krim dhe të mbrojë aleatët e tij të dhunshëm në Arabinë Saudite ndërsa përpiqet të provokojë luftë me Iranin.

Amerikanët të cilët janë mashtruar nga një sulm ushtarak PR prej shumë milion dollarësh mbi Arabinë Saudite të modernizuar, të kompletuar me një numër të shoferëve femra dhe reklama rreth “grave të fuqizuara” do të fillojnë të shohin se çfarë regjimi të korruptuar dhe brutal kanë mbështetur për një kohë të gjatë dhe pa ngritur asnjë dyshim.

Pyetja do të mbetet: kush në udhëheqjen saudite ishte aq budalla sa të miratonte vrasjen e Khashoggit? A mundet ky krim të shënojë fillimin e rënies së regjimit mesjetar saudit?

Ashtu sic ka thënë Talleyrandi i mençur dhe cinik për vrasjen e të riut Duc d'Enghien, "Ky më keq se një krim, ishte një gabim".

Përktheu për FlasShqip: Ariola Mani

Tagged under Eric Margolis