Kosova, 11 vjet paqe brenda dhe paqe në rajon
- Nga: Lisen Bashkurti
U bënë 11 vjet që Kosova shpalli pavarësinë e saj. Ishte kontribut i madh i sacrificave mbarë popullore, i bijve dhe bijave që dhanë jetën e tyre, i lidershipit trim dhe mendjendritur si dhe i mbështetjes së fuqishme të aleatëve strategjikë të Kosovës, SHBA, NATO dhe BE.
Në këto 11 vjet pavarësi Kosova ka dëshmuar se është e përkushtuar për të ndërtuar shtetin demokratik, sundimin e ligjit, mirëqeverisjen, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe ekonominë e tregut të lirë. Gjithashtu, Kosova po demonstron angazhim serioz për integrimin e saj në strukturat Euro-Atlantike dhe Evropiane.
Mbi të gjitha, në këto 11 vjet Shtet i Pavarur dhe Sovran, demokratik dhe multietnik, Kosova ka arritur të sigurojë paqe brenda saj dhe të kontribuojë për paqe në Rajon.
Me këtë arritje Kosova dhe populli i saj kanë treguar se e kanë merituar pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale. Këto arritje nuk mund t'i cënojë askush!
Gëzuar 11 Vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë e dashur!











