Kolumnist

E duam Shqipërinë si Kosova - Nga Enver Robelli

Situata në Kosovë është kaotike, vendi gjendet në një qorrsokak, polarizimi politik është i madh, zhurma publike gati e padurueshme.

Por Kosova së paku ka Gjykatë Kushtetuese, pa marrë parasysh a pajtohemi apo jo me vendimet e saj në të kaluarën, në të tashmen apo në të ardhmen.

Është praktikë e mirë që partitë politike respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Shqipëria nën qeverinë e Partisë Socialiste nuk ka:

- Gjykatë Kushtetuese (jofunksionale).

- Gjykatë të Lartë (jofunksionale).

- Parlamenti është pa opozitë (pra, jofunksional).

- 99% të pushtetit lokal e ka PS.

- Shumica e mediave të dëgjueshme ndaj qeverisë.

- E vetmja opozitë ndaj Edi Ramës është Brryli Broadway - dhe kjo nuk është aspak qesharake, në të vërtetë është tragjike.

Por shyqyr që ekziston Brryli Broadway, e të shpresojmë se nuk e ndalon qeveria me qorrferman.

Para se të binte regjimi komunist, shqiptarët e shtypur brohorisnin: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".

Fillimisht ndoshta duhet të modifikohet kjo parullë: "E duam Shqipërinë si Kosova".

Me Gjykatë Kushtetuese, së paku.

Pastaj shkojmë të gjithë në bregdet...