Kolumnist

Nuk ka dy Amerika - Nga Taulant Dedja

Në një lexim të shpejtë që unë i bëj sot situates në USA, loja ka lidhje se kush do të ketë kontrollin mbi Republikanët për zgjedhjet e vitit 2024, kur Trump do jetë gati njëlloj në moshë sa Biden aktualisht. Pra beteja është mes Trumpizmit dhe Establishmentit Republikan. Nëse vërtet do ishin vjedhur votat në masë, në USA do kishte filluar tashmë lufta civile.

Gjithnjë sipas meje, pa pretenduar monopol saktësie, nuk ka dy Amerika, një Republikane dhe një Demokrate, apo siç na pëlqen disave prej nesh, një komuniste dhe një antikomuniste. Amerika eshte një, me të mirat dhe të këqiat e saj. Çfarë po ndodh është thjesht betejë për kontroll pushteti e influence, jo betejë mes të mirës dhe të keqes.

Le të mos jemi patetikë për një herë të vetme, se s'jemi ne që do e shpëtojmë Amerikën. Ne s'po rregullojmë dot Shqipërinë jo më të rregullojmë Amerikën.

Le të mos jemi gjithashtu naivë, të paktën një herë të vetme, sa për të kuptuar që miliarderi Trump me miliarderin Soros, nuk janë armiq me njeri tjetrin, por janë thjesht dy amerikanë të pasur që kërkojnë secili të dominojë zonën e vet të influencës.

Agjenda e tyre është fitimi, jo shpëtimi i Botës!

©Taulant Dedja