Edi Rama dhe komunizmi që na la të varfër edhe në shpirt - Nga Robert Kore

Robert Kore - Toronto
Edi Rama është kryeministri me i paafte që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Nuk ka idenë çfarë është ekonomia, financat, politikat fiskale të shtetit, drejtësia, ndarja e pushteteve, politika e Jashtme, meritokracia në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të tij, etj.
Nëqoftëse do ta nxjerresh zbuluar komplet Edi Ramen në nje interviste, pyete për shifra dhe statistika ekonomike të vendit që ai drejton. Pyete sa është papunësia në përgjithësi, sa është papunësia e të rinjve, papunësia e grave, e minoriteteve, sa vende pune ka hapur në sektorët e ndryshëm etj. etj.
Jo vetëm që nuk di të pergjigjet, por do t’i thotë gazetarit: Ore je në terezi ti, cila parti të ka vënë ty të besh të tilla pyetje?
Kaq hajvan është në studion e gazetarit. Por nga ana tjetër është kryeministri më i aftë për të bërë show. Puna e parë që kreu kur erdhi në pushtet në 2013 ishte riparimi i bodrumeve të kryeministrisë. Dhe krenohej me këtë “arritje” kaq të madhe.
Edi Rama është nga ata lloj “human being” që nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për qytetarët e tij që mund të vriten, por nga ana tjetër mund të paguajë me dhjetra mijëra dollarë për të bërë një fotografi me Obamën, ose të paguajë për të mashtruar me fotografi me ndonjë VIP si drejtori i Pfizer, apo ndonjë tjetër për të bërë show-n e rradhës. Është njeri pa thelb, pa brendësi, pa esencë. Luan vetëm me sipërfaqen.
Të gjitha mangësitë e përmendura më sipër ai di t’i mbulojë shumë mirë vetëm me show. Show është dhe arsyeja përse Rama qëndroi në pushtet si kryeministër për 8 vjet. E dini pse është kjo arsyeja? Sepse midis nesh ka shumë që me qëllim, por edhe nga naiviteti vlerësojne një pemë, më shumë se jetën e një 25 vjeçari. Pra e shprehur në mënyre figurative, disa njerëz vlerësojnë gjënë më të lirë, që është një pemë fallco dhe nëvlerësojnë gjënë më të shtrenjtë, që është jeta e njeriut. Dhe kjo është një nga ato pasojat që na ka lënë komunizmi. Varfëria në shpirt.
©Robert Kore