Kolumnist

Edi Rama ndërtoi sistemin që vret - Nga Alfons Zeneli

Alfons Zeneli

Vrasje shtetërore nuk do të thotë që atë ta urdherojë kryeministri në konferencë për shtyp ose në Fletoren Zyrtare.

Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, kupola mavi e Surrelit instaloi frymën e arrogancës dhe dha shenja të qarta se rrugën e historisë së vet do ta çante me dhunë, egërsi dhe terror fizik, verbal e ekonomik. Nuk ka qenë e as është e nevojshme për të evidentuar dhjetëra nga qindra rastet publike kur qeverisja e Surrelit e ka bërë mavi trupin e popullit.

Mjafton të shikosh sjelljet e Ramës dhe fjalorin e përdorur në kabinet e administratë me qyqarët që varen prej tij apo nivelin rrugaçëror të komunikimit me qytetarët që nuk janë në të njejtën valë estetike me Elisa Spiropalin. Mjafton të shikohet veshja prej kllouni ambulant që përdor nëpër ceremoni duke përfshirë dhe daljen me poture në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Të gjitha këto janë copëzat që formojnë të plotë puzzle-in e metodologjisë dhe moralit qeverisës të Sulltan Kallamit.

Nën udhëdreqjen e Ramës u përftua një administratë rruspi e pacipë dhe e pamëshirshme. U edukua një polici armike e popullit të vet, një polici e mbushur me trafikantë dhe roje parcelash të Zonës së Parë Operative. Polici që vrau Klodianin nuk ishte i semurë psikik. As në ndonjë krize akute e të papritur mendore. Ai ishte esëll, i qartë e i ndërgjegjshëm për rolin qe i ka ngarkuar Partia me shokun Edi ne krye.

Në vetëdijen e këtij polici mbizotëron shpresa se me ndonjë lek e me ndonjë ndërhyrje nga shoku Gramoz gjithçka rregullohet. Sepse ky është mentaliteti i rekrutimit në polici dhe mënyra e mbijetesës pa të hyrë gjemb në këmbë. Psikologjia e ushtrimit të dhunës mbi popullin dhe ajo e dashurisë për partinë është "mitra e zezë" ku u gatua vrasja e "shpellarit" Klodian Rasha. Prandaj dhe kjo nuk është një vrasje nga pakujdesia që ndodh edhe në vendet perendimore, por është një vrasje e kryer me gjakftohtësi nga policia qeveritare e Surrelit.

Ata që e harruan vrasjen tragjike të një të riu 25 vjeçar ende pa iu ftohur kufoma dhe hapën digat e lotëve të vajtimit për pemën e Krishtlindjes janë pjesë e mekanizmit vrastar, janë qyta e kallashnikovit model 56 me të cilin Rama nga frengjitë e bunkerit mavi të krimit e hajnisë qëllon popullin e vet.

©Alfons Zeneli