Kolumnist

Fenomeni Trump dhe inercia negative e establishmentit politik amerikan - Nga Hajro Çini

Hajro Çini - Toronto

Presidenti Trump nuk fitoi rastësisht më 2016. Ai pati kurajon që të akuzojë hapur dhe me fakte establishmentin politik amerikan dhe bindi votuesit ta votojnë. Ishte një goditje e jashtzakonshme tmerruese për establishmentin dypartiak.

Fitorja e tij ishte edhe një goditje e rëndë kundër “Rendit të Ri Botëror”. Duke mos autorizuar asnjë luftë të re dhe duke u tërhequr nga ato që trashëgoi, ai fitoi armiqësinë e lobit të armatimit. Duke bërë për Izraelin atë që presidentët e tjerë premtonin por, me arsye, nuk guxonin, Trumpi u bë i panevojshëm për lobin hebre sepse ata realizuan çfarë donin dhe nuk kishin se çfarë fitonin më prej tij, për më tepër që ai nuk autorizonte luftë, që ata ideojnë prej 40 vjetësh.

Është shumë e vështirë të rrëzosh brënda 4 vitesh atë që ka 70-80 vjet që është ndërtuar dhe që ka bazament të fortë. Në politikë, gjithnjë të duhet të bësh kompromise të paparimta (dhe të palogjikshme). Këto kompromise në pamje të parë të japin statusin e të moderuarit (pra të pranueshmit për traditën) por janë gërryese. Trump ishte i detyruar të bashkëpunonte me establishmentin e Partisë Republikane, e cila, me dhëmbë të shtërnguara, e “pranoi” atë si fitues mbi ta, por nuk ia fali kurrë.

Napoleoni i Madh u detyrua të bënte kompromis, kur ishte superfuqia e Europës, ta shpallte veten Perandor, nga Konsull, sipas shëmbullit Romak si dhe të martohej me princeshën Austriake Mari Luiza, me shpresën se ai si Perandor do të ishte logjikisht i pranueshëm për establishmentin mbretëror europian, të cilin ai e kishte thyer kudoherë si në fushat e betejes, ashtu edhe në diplomaci.

Si Napoleoni ashtu edhe Trumpi nuk mund të mbijetonin gjatë me këtë lloj kompromisi.

Napoleoni i dha grushtin dërrmues Rendit Feudal dhe i hapi rrugën plotësisht atij kapitalist në botë. Trump i ka dhënë grusht vdjekjeprurës “Rendit të Ri Botëror”, kalbësisë së establishmentit politik amerikan dhe korrupsionit të thellë ku ai jeton dhe pasurohet, si dhe grisi shumë maska. (Ju e dini "Demokracinë" - një formë e kamufluar e Kryqëzatave mesjetare, si ajo e 1997 që eksperimentuan në Shqipëri, Pranverat arabe, apo "Rrëzimi i sistemit socialist në Europën Lindore, "Reformave" si ajo e Drejtësisë në Shqipëri.)

Të gjithë këta faktorë u bënë bashkë me të majtët për t’a hequr qafe Presidentin Trump.

Unë jam nga ata që mendoj se atij ja kanë vjedhur fitoren. Se sa ka qënë dimensioni i tjetërsimit të vullnetit popullor, këtë do ta tregojë koha.

Jam i bindur se ajo që nisi Trumpi më 2015 dhe që mbijetoi deri në Janar 2021, nuk besoj se do të shuhet. SHBA do të kalojë nëpër transformime të thella dhe të rëndësishme.

E para që do të hyjë në transformim të thellë do të jetë Partia Republikane. Ajo nuk mund të përfaqësohet më në politikë me pleq që kanë mbi 50-60 vjet që vegjetojnë në politikë. Amerikanët janë zgjuar tashmë. Vetë sistemi amerikan mund të mos jete më dy partiak. Partia Demokrate do të ketë zhvillime të brendshme po ashtu, sepse në të është fuqizuar shumë krahu i ekstremit të majtë, si dhe elementët e kamufluar të Ku Klus Klanit, krahut ushtarak të saj në shekullin e kaluar.

©Hajro Çini