Kolumnist

Servilizmi idiotesk i kalemxhinjve - Nga Artan Gjyzel Hasani

Prej disa ditësh, me daulle dhe fanfarë, një sërë kalemxhinjsh (edhe politikanesh) po i thurrin dithirambe kosovare një letre që Presidenti amerikan Biden i ka dërguar Vuçiçit.

Të ekzaltuar nga kosovarllëku i pretenduar (prej tyre) i Biden, sytë e verbër dhe mëndjet dritëshkurtëra hartojnë tekste gënjeshtrash njëri pas tjetrit nëpër gazeta dhe portale.

Krijojnë në publik idenë se Trump ishte proserb dhe antikosovar, ndërsa Biden, ky "dashnor" i madh i Kosovës, është ai që ia mbledh rripat Serbise.

Po si qëndron e vërteta?

Po sjell thelbin e dy letrave që Trump dhe Biden i kanë dërguar Vuçiçit që të kuptohet qartë servilizmi idiotesk i kalemxhinjve.

LETRA E DONALD TRUMP DREJTUAR VUÇIÇ:

“United States remains undeterred in its support to your commitment to deepen the regional cooperation, and especially your determination to normalise the relations with Kosovo.We believe that the mutual recognition should be the central element of that normalisation”.

“SHBA mbeten të vendosura në mbështetje të angazhimit tuaj drejt thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe veçanërisht vendosmërinë tuaj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Ne besojmë se njohja e dyanshme duhet të jetë elementi qëndror i këtij normalizimi.”

LETRA E JOE BIDEN DREJTUAR VUÇIÇ:

“We remain adamant in our support to Serbia’s goal in terms of European integrations and are encouraging you to make the difficult steps to reach that goal, including the introduction of the necessary reforms and reaching a comprehensive normalization agreement with Kosovo, focused on mutual recognition.’

“Ne mbetemi të patundur në mbështetjen tonë për synimet e Sërbisë drejt integrimit European të saj dhe ju inkurajojmë ju në bërjen e hapave të vështirë drejt realizimit të këtij synimi, duke përfshirë paraqitjen e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshjeje normalizimi me Kosovën mbi bazën e njohjes së dyanëshme.”

Pra dy letra pothuajse identike qe u kerkojne "MUTUAL RECOGNITION" (njohje te dyanshme) te dyja paleve, SERBISË DHE KOSOVËS.

Por çuditërisht analistë të ndryshëm shqiptarë mundohen të paraqesin letrën e Biden si favorizuese, ndërsa letrën e Trump as nuk e konsiderojnë e nuk e përmendin përveçse duke e sharë dhe përçmuar.

Pyetja ime për këta kalemxhinj servilë është kjo:

Përse nuk i sillni të dyja letrat në origjinal per lexuesin, kur merrni përsipër të informoni publikun me hamendjet tuaja?

Jeni analistë apo mashtrues të paguar nga axhendat të cilave u shërbeni?

Jeni analistë apo ahengxhinj të berihajit në “çajhanet kosovare”?

Jeni analistë apo thjeshtë njerëz që i keni rënë në qafë atij zanati pandemic të shqiptarëve?

©Artan Gjyzel Hasani