Kolumnist

Edi Rama, një satrap i pakorigjueshëm - Nga Robert Kore

 

Robert Kore - Toronto

Rastin e pandemisë Edi Rama e shfrytëzoi për të terrorizuar qytetarët. Duke filluar që nga autoblindat që nxorri në rrugë e deri tek shprehje të një të papjekuri si “s’do ketë kush të na varrosë”, apo “po mos jem unë, ju do ngeleshit pa vaksinë”, tregojnë pikërisht atë që përmenda më sipër.

Ky njeri nuk e kuptoi asnjëherë që në raste ekstreme, kur i gjithë populli ka ndjeshmëri të lartë, është gjuha e empatisë që i bind qytetarët dhe jo gjuha e kërcënimit.

Por sado çmënduri të duket, veprimet e tij janë të qëllimshme. Çdo gjë që thotë dhe bën, e bën me paramendimin se si mund të fitojë zgjedhjet. Kështu ndodh gjithmonë me drejtues autoritaristë. Që nga momenti që fitojnë një palë zgjedhje, fillojnë e mendojnë se si të fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë këtyre 8 vjeteve, ai me veprimet dhe mosveprimet e tij, iu vërtetoi shqiptarëve se kush është Rama i vërtetë. Shumë njerëz pyesin sot, si ka mundesi ky transformim kaq i madh i Edi Ramës? Këta që bëjnë këtë pyetje mendojnë se Edi Ramën e prishi pushteti. Nuk është e vërtetë!

Ka patur plot shqiptarë, dhe midis tyre edhe persona publikë, që në 2013 kanë thenë që do jetë një fatkeqësi për Shqiperine, nëqoftëse ky njeri vjen në pushtet. Pra ata e dinin dhe e njihnin mirë kush ishte Rama.

Edi Ramën nuk e prishi pushteti. Pushteti vetëm nxorri në pah se kush është Rama i vërtetë, një anadollak i rritur me mentalitetin që “ne na takojnë të gjitha, të tjerët janë katunarë e shpellarë”. Ky mentalitet e shoqëron edhe sot e kësaj dite, mentaliteti se “këta njerëz derra janë dhe këtë meritojnë”. Mentaliteti se “këta njerëz këte meritojnë”, është një mentalitet i drejtimit të shtetit nëpërmjet forcës. Kuptohet që kjo qasje prodhon diktatorë, ashtu siç ndodhi në realitet me Ramën. Prandaj ky njeri duhet larguar në 25 Prill, pa e menduar gjatë! Bile unë do thoja që edhe mbas 25 Prillit, ai duhet trajtuar si një aksident në politikën shqiptare.

Ne shqiptarët duhet të nxjerrim një mësim nga ky rast, që nuk na duhen “garipat” dhe “të fortët” në krye te punëve, por na duhen njerëz seriozë, të cilët edhe mund të bëjnë gabime, por që janë të korigjueshëm.

Edi Rama është një satrap i pakorigjueshëm! Ai duhet të kete të njejtin fat me mikun e tij të prapaskenave antikombëtare, Hashim Thaçi!

©Robert Kore