Përmbysni Dinastinë nudokratike të Surrelit! - Nga Alfons Zeneli

Alfons Zeneli
Akti mizor i Edi Ramës dhe koshadhes së azabëve mavi mbi Shqipërinë përgjatë 8 viteve ka shkaktuar dëme të pallogaritshme. Të tilla janë këto dëme edhe sikur t`iu referoheshim vetëm statistikave zyrtare, raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioneve dhe organizmave investigative si dhe raporteve të Transparency International, Amnesty International, FMN, BB, BE etj. Por të gjithë e dimë se këto institucione kanë njohuri vetëm për pjesën e dukshme të ajsbergut.
Sjellja politike, sociale dhe personale e komandantit të koshadhes së azabëve ka qenë në të gjithë treguesit, sjellje e një humanoidi i cili i ka humbur të gjithë kontaktet me arsyen, etikën, dashurinë, nderin. Dështimi në arsim, drejtësi, shëndetësi, ekonomi e sidomos dështimi i turpshëm në procesin e integrimit ndodhën të gjitha për shkak të tragjikomedisë që luajti mbi shqiptarët trupa e sharlatanëve të sëmurë të teatrit surrelian.
Sot Shqipëria ka shënuar rekordet më të zeza të të gjitha kohërave. Ka njohur vetëm regres, varfëri, korrupsion dhe reduktim drastik të demokracisë. Sot Shqipëria ka gjysëm milioni njerëz të arratisur nga sytë këmbët vetëm për shkak se azabët mavi ua bënë atdheun ferr.
Edi Rama ka tentuar të ndryshojë kursin gjeopolitik të Shqipërisë nga Brukseli drejt Beogradit. Për këtë arsye, beteja e opozitës me Rilindjen nuk është një betejë politike. Sepse Partia “Rilindja” nuk përfaqëson asnjë ngjyrim politik. Ajo përfaqëson vetëm interesat ekonomike të një elite mafioze e cila ka shtënë në dorë gjithë ekonominë e vendit dhe paranë publike.
Beteja e sotme është midis opozitës, midis qytetarëve dhe tumorit malinj të mavisë Rama. Për Ramën, Shqipëria është si Dalina, është si dr. Ulsi, është si buzët e Vuçiçit, si çitjanet që vesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, si çorapet çiklamin, si fotot e veta në dush, si thonjtë e vet, si lakuriqësia e vet.
Prandaj më 25 Prill dilni në votime dhe votoni për ndryshimin! Votoni për ta përmbysur njëherë e mirë Dinastinë nudokratike të Surrelit!
©Alfons Zeneli











