Kolumnist

Mbi polemikën mes Ilir Metës dhe Yuri Kim - Nga Arben Manaj

Arben Manaj - Londër

Polemika mes Ambasadores amerikane dhe Presidentit të Shqipërisë është jashtë çdo norme diplomatike ndërkombëtare dhe në shkelje flagrante të Konventës Ndërkombëtare të Vjenës, që trajton rolin dhe statusin e përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në një vend të huaj!

Ambasadorja amerikane, njësoj si në rastin e Tom Doshit (e kam thënë në statuset e mia të mëparshme në Facebook) le të botojë dhe publikojë se çfare di Amerika për Presidentin e shqiptarëve, ose lidera të tjerë, se kështu do të ndihmojë shqiptarët të kuptojnë pertej legjendave urbane se kush është i pastër dhe kush jo, në hierarkinë e shtetit dhe qeverisë shqiptare!

Nëse nuk publikohen këto të dhëna qe thuhet se dihen, edhe Presidenti i Shqiperisë, le ti kërkojë homologut të tij amerikan Joe Biden të largojë nga posti i kryediplomatit amerikan në Tiranë një person që argumentueshëm, shkel statusin e përfaqësuesit diplomatik!

Një koment të pakëndshëm anti-Trump bëri ish-ambasadori britanik në Uashington, Kim Darroch, para do kohësh dhe Boris Johnson e zëvendesoi menjëherë kryediplomatin britanik në Shtetet e Bashkuara pas kërkesës së Presidentit Trump se nuk do bashkëpunonte më me Ambasadorin britanik në Uashington!

Unë jam për vullnetin e sovranit dhe në rastin e Shqipërisë le të zgjedhin shqiptarët, kë të duan me votë të lirë dhe të ndershme, dhe jo kë preferojnë me shumë të huajt kushdoqofshin ata!

Edhe amerikanët zgjodhën atë që donin ata e jo atë që telendisi Rama apo edhe një askush si unë, dhe faktikisht u bë President i Amerikës si Donald Trump, që ka emëruar kryediplomaten amerikane aktuale në Tiranë!

Kjo është demokratike, siç në fakt bënë kosovarët që zgjodhën kë donin kosovarët, për Albin Kurtin e kam fjalën, dhe jo kë donte dikush tjetër, pasi atij që zgjodhën kosovarët, dukshëm nuk i thonin dot se "dimë edhe ne ca gjëra për ty!"

Thënë kjo, nëse pas këtyre polemikave të shëmtuara publike dhe jo dinjitoze as njëra e as tjetra nuk ndodh, ka diçka që nuk shkon, dhe në rastin e Shqipërisë vetëm sovran nuk mund të jetë si shtet ai vend!

Pasi në rastin e Amerikës ka raste që lidera mbahen në pushtet jo në pak vende të botës dhe historia na ndihmon, si me Sadam Huseinin apo si në rastin e një presidenti amerikan kur ai, supozohej se pat thënë për presidentin Somoza të Nikaraguas se: “he is son of the bitch, but is our son of the bitch"!

©Arben Manaj