Më shumë gëzim për Berishen "non grata" se për vdekjen e Enverit - Nga Arben Vata
Gëzimi që ka përfshire një pjesë shqiptarësh për moslejimin e Sali Berishës për të vizituar SHBA, më duket shumë më i madh sesa gëzimi për ndarjen nga jeta të Enver Hoxhës, 36 vjet me pare.
Ndalimi për të shkelur në Amerikë, nuk e ndalon atë të jetojë.
Çudia është se si një administratë amerikane Republikane e vlerëson atë si burrë shteti e tjetra (Demokrate) e ndalon të hyjë në USA.
Pyetja shtrohet, nëse z. Berisha ka kryer akte të rënda korruptive? Nëse akuza të tilla i vërteton drejtësia, atëherë të gjithë të gëzohemi se po ndëshkohet një abuzues i fondeve publike. Nëse ka edhe të tjerë, të gjithë do te duartrokasim.
A ka bërë gabime Berisha? Plot ka bërë, por të presim drejtësinë, edhe pse ndaj saj ka qendrime skeptike.
Por ky ngazellim tani më duket pa kuptim. A mos prisni që ta bllokojnë edhe nga Facebook apo Twitter? Nuk është çudi që edhe kjo të ndodhë. Por mos u gëzoni më shumë se sa u gëzuat për vdekjen e diktatorit.
SHBA i ndaloi hyrjen edhe Tomë Doshit, por ai krijoi parti dhe futi 3 deputetë në parlament. A mos doni që edhe doktori ti kthehet politikes? Sigurisht që nuk e bën, por nëse e bën askush nuk e ndalon.
Ndaj, të duartrokasim kur një ish-zyrtar i lartë të vërtetohet që ka kryer krimin e korrupsionit.
©Arben Vata












