Zgjedhjet janë zgjidhja! - Nga Ylli Manjani
Zgjedhjet e shpeshta janë zgjidhja. Asgjë më të shëndetshme se zgjedhjet nuk di që të mund të largojë të gjitha të këqijat e politikës që njohim.
Me zgjedhje të shpeshta, largohen stabilokratët që sundojnë deri sa vdesin.
Më zgjedhje të shpeshta bie oferta financiare e blerjes së votave për pushtet. Nuk ka më para për një pushtet që bie pas një viti. Ska më logjikë.
Me zgjedhje zgjidhen të gjitha krizat e politikës. Politika nuk ka më të drejtë të gjykojë kundërshtarët, sepse ata i gjykon vota.
Me zgjedhje të shpeshta qeveritë detyrohen të qeverisin. Ata nuk sundojnë dot më sepse bien...
Me zgjedhje të shpeshta bien kokat e politikanëve dhe u hapet rruga të tjerëve.
Gara e sjell zhvillimin, por duhen zgjedhjet ku ajo të ndodhë.
Zgjedhje sa më shpesh!
Vetëm zgjedhjet e shpëtojnë shtetin nga presioni i përhershëm politik.
Zgjedhjet e shpeshta çlirojnë shqiptarin nga kontrolli i përhershëm politik. Shqiptari jopolitik dhe i lirë bën çudira.
Për fat të keq ka ende shumë analistë që rrudhin turinjtë kur ua plas në sy këtë zgjidhje, por është e vetmja.
Zgjedhjet janë thelbi i demokracisë. Kush është kundër zgjedhjeve, është kundër demokracisë.
Populli vendos vetë, jo me politiqenër! Aq më pak me ambasadorë dhe teori importi mbi demokracinë, politikën e shtetin.
Shqipëria ndryshon vetëm me zgjedhje! Me stabilokratë vetëm përkeqësohet.
Kushdo shembuj suksesi të kësaj që po them, të hedhë sytë nga Italia, Greqia, Franca e madje edhe nga Kosova. Shihni atje se si bien kokat një e nga një. Sepse atje ka zgjedhje.
©Ylli Manjani