Jo paralele mes Kosovës dhe Afganistanit - Nga Enver Robelli
Asnje paralele mes Kosoves dhe Afganistanit nuk ekziston. Kosova ka qenë viktimë e një regjimi me ambicie gjenocidale. Atë ambicie e ka frenuar bota perëndimore. E, botën perendimore e kanë përqafuar të gjithë pjestarët e elitës politike të Kosovës, krahu i lëvizjes paqësore, po aq sa krahu i lëvizjes çlirimtare me arme.
Ne mund te jemi kritikë ndaj ndonjë banditi nga radhët tona që ka keqperdorur lirinë, por edhe banditët tanë ëndërrojnë të kalojnë ndonjë fundjavë në Perëndim, jo në Kabul.
Shqiptaret e gjallë janë shqiptarët më të lumtur ndonjëherë në histori. Shkojnë njerëzit nga Prishtina në Tiranë për një drekë. Vijnë njerëzit nga Tirana për një birrë në Brezovicë. Shkojnë njerëzit në Shkup për pikë qejfi. Vijnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, po ashtu për pikë qejfi. Edhe ata të Luginës së Preshevës.
Shqiptarët janë komb me shumë probleme (varfëri, ekonomi që ende nuk ka arritur nivelin e duhur të lulezimit, institucione ende jo aq stabël), por cili komb është më dinamiku në Ballkan? Shqiptarët! Kush kalon me veturë nëpër Serbi, më së largu nga Nishi në Merdarë, e kupton problemin e Serbisë: një shtet me pleq e plaka që po zbrazet. Dhe kur futesh në Kosovë, përpara e ke një zgjua bletësh: njerëz, njerëz, njerëz! Shumica te rinj, energjike, me ide, kreative, dashamirës, të përzemërt.
Nuk jemi më në vitin 1996, 1997, 1998 apo 1999. Më 1999, rreth 1 milion shqiptarë u dëbuan nga regjimi serb. Tash, vetëm në Korrik, 340 mijë pasagjerë nga Perëndimi kanë mbërritur në Prishtinë. Edhe gjatë Gushtit me gjasë nja 300 mijë do të zbresin në Sllatiëe. Secili më i pasur se tjetri. Secili më i suksesshëm se tjetri.
Serbia veç ëndërr e sheh pushtimin e Kosovës. Mund të tallemi me këtë ëndërr dhe të shijojmë jetën në Himarë, Dhërmi, qe besa edhe në Korçë e Pogradec, në Strugë, Theth e Vuthaj. Shekulli i shqiptarëve sapo ka filluar. Vetëm duhet të mësojmë nga gabimet e të tjerëve.
©Enver Robelli












