Kolumnist

Të fitosh duke humbur - Nga Artan Gjyzel Hasani

Artan Gjyzel Hasani - Toronto

Në fakt, përjashtimi i Berishës nga Grupi parlamentar i PD-së së Lulzim Bashës i shton kreditet morale vetë Berishës dhe nxjerr zbuluar edhe më shumë lojën e ndyrë të Ambasadës me flamur amerikan të Sorosit në Shqipëri, në bashkëpunim me patericën soroiste të Edvin Ramës, Lulzim Bashën.

Një precedent i rrezikshëm, që dëshmon që jo vetëm Shqipëria është koloni e Soros, por edhe spektri politik në dy anët e tij, lidershipet respektive të PS dhe PD.

Parrulla leniniste “I gjithë pushteti Sovjetëve”, në Shqipërinë e sotme është zëvendësuar me “Të gjitha pushtetet Sorosit! Edhe opozitën!”

Sali Berisha, që në optikën time ka mëkate të pafalshme  dhe të panegociueshme në raport me të Djathtën, për arritjet e tij ka meritat më të mëdha në krahasim me çdo kryeministër të 30 viteve të fundit postdiktaturë, thënë ndryshe, është absolutisht e keqja me e vogël karshi interesave të Shqipërisë, në raport me çdo lider tjetër të klasës politike shqiptare, por këto goditje amorale nën brez dhe qëndresa e tij deri tani dinjitoze ndaj tyre, ia rrit pikët në krahasim me çdo burrë-prostitutë në bordellin e politikës shqiptare të Madame Kimit.

Një fitore e papritur morale në pleqëri dhe në muzgun e karrierës së tij politike…

©Artan Gjyzel Hasani