Reciprociteti i respektuar - Nga Xhevdet Nasufi
Gjithsesi, rikonfigurimi në politiken Kosovë-Sërbi sot i atribuohet duetit Kurti-Osmani. Fillimisht, vendimi i qeverisë për reciprocitet për targat me Serbinë i cili agravoi, pastaj pati dhe përkrahjen e tërë spektrit politik në Kosovë rezultoi i sukseshëm. E gjetur para aktit të kryer, Serbia dhe Vuçiçi bënë të vetmin veprim të mundshëm pas gjithë demonstrimeve dhe improvizimeve mistike-spirituale si argumente kundër Kosovës dhe shqiptarëve, sollën ushtrinë në kufi me Kosovën. E tërë kjo ishte në funksion të propagandës, sepse Serbia nuk dëshiron dhe nuk mundet të përdorë ushtrinë që solli në asnjë alternativë, sepse Millosheviçi shtrejtë u ka kushtuar edhe vetë serbëve.
Mirëpo në këtë teatër të Serbisë nuk ka vetëm thjesht teatrim. Referuar historisë dhe koncepteve ideore të klasës politike të sotme atje, e sotmja nuk dallon nga ajo që instaloi dhe ndërtoi Millosheviçi. Pra, veprime dëmtuese ndaj shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve edhe në të ardhmen janë të pritshme nga Serbia.Vetëm kujtoni para do ditësh shugurimin e kreut të Kishës serbe, kishes më me ndikim në Serbi, kur pas ceremonisë kreu sërb i kishës (kisha që duhet të afrojë, bashkojë dhe humanizojë njerëzit) iu kthye kërcënimit nacional- profashiste serb “kundër shqiptarëve... “kada vojska na Kosovu vrati...” (kur ushtria në Kosovë të kthehet). Pra, raporti i Serbisë dhe politikës serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk ka ndryshuar, por për fatin e paqes në Ballkan ka ndryshuar gjeostrategjia përëndimore, e cila ngadalë por e sigurt, edhe Serbinë e konverton në të njejtën. Gjithsesi, roli amerikan për këtë është vendimtar.
Miq të dashur, gjendja e këtillë në raportet Kosovë-Serbi gjithsesi shtron nevojen e inkluzivitetit, nevojen e arritjes së marrëveshjes (gjatë kohës së Biden-it) përfundimtare me Serbinë në të cilën impenjimi amerikan është vendimtar. Referuar këtij angazhimi amerikan edhe autoriteti kosovar do të indikohet prej tij, duke rujtur edhe koordinatat e sovranitetit shtetëror të Kosovës ashtu edhe përshtatjen ndaj gjeostrategjisë amerikane.
Reciprociteti për targat dhe vendimi në Bruksel nuk është fitore e Sërbisë që po mundohet të konvertohet në Serbi, ashtu sikur edhe lufta turko-serbe para më shumë se 600 viteve. Por është e sigurt se më së pakti është humbje e Kurtit. Fitore është fitorja e reciprocitetit. Vendimi i Kosovës ishte veprim shembullor se si duhet mbrojtur shtetësia, por paralelisht edhe kompleksiviteti i miqësisë me Amerikan dhe Bashkimin Europian.
Dialogu i pasuksesshëm për më shumë se një dekadë nuk e dha produktin e duhur dhe mori në fund kahje të dëmshme për Kosovën. Prandaj, reciprociteti për targat nuk mund të konsiderohet dështim i qeverisë Kurti, por e kundërta.
Së fundit, as SHBA dhe Bashkimi Europian, por edhe vetë Serbia nuk mund ta kundërshtojnë reciprocitetin si parim, sepse edhe marëdhëniet e tyre të ndërsjellta ngrihen dhe zhvillohen në përputhshmeri me elementët që ngërthen reciprociteti.
Kosova nuk ka se si të jetë ndryshe. Eedhe në vazhdim ky parim duhet të jetë baza themeltare në proçesin e negocimit me Serbinë në të gjitha rrafshet, nisur nga ekonomia gjer te kujdesi për bashkësitë etnike respektive (shqiptarët në Serbi, sërbët në Kosovë) në territoret e tyre.
©Xhevdet Nasufi











