Berisha foltoren e fundit duhet ta mbajë te shkallët e PD - Nga Ilir Levonja
Aradhës qeveritare për të shfryrë kundër Sali Berishës i shtohet tashmë edhe Lulzim Basha dhe Babalja. Eshtë një aleancë e mrekullueshme jo për të mirën e shqiptarëve, por për bythën a karriken nën 'të, koncepti kaq demode i shqiptarëve, por që ka pushtetin e mitit.
Qeveritarët erdhën në pushtet duke kategorizuar Berishën si e keqja më e madhe, penguesin e progresit, të demokracisë, madje edhe të mosfutjes së Shqipërisë në Europë. Berisha si shkak. është një lloj melhemi për të mbuluar deshtimin. Madje kur shkruanim ndonjë gjë kundër Berishës, na publikonin në faqe të parë. Kuptohet pa na pyetur asnjëherë. Madje, madje, na rrihnin supet. Bashistët dhe babalet na mallkonin, na nxirrnin sytë dhe na ironizonin, duke na thënë, se nuk kuptonim nga politika.
Kur u thua qeveritarëve, ore zotërinj, kapeni, arrestojeni dhe dënojeni Berishën, boll me akuza, në këto tridhjetë e kusur vite dëmdemokraci na mbytët, na shkërdhyet, na përdhunuat me nocionin Berisha, i keni të gjitha, të gjithë arsenalin e nevojshëm që ta bëni këtë, të qeshin e të përqeshin, por nuk e bëjnë.
Na e kujtojnë burgun, një milion herë në ditë, por në burg nuk e fusin. Dhe a e dini arsyen? E kanë një gjetje të shkëlqyer që jo vetëm t’i sjellë në pushtet, por edhe t’i mbajë këta në pushtet. Fatkeqësia është se të gjithë uzurpatorët e kanë kuptuar, këtë truk magjistarësh, vetëm shqiptarët jo. Tani kësaj strategjie i është kthyer edhe Lulzim Basha dhe babalet që ai ka përreth. Ndaj nuk është e rastësishme që sot shikon web-et qeveritare në një tonacion me bashistët dhe babalet.
Sa herë shikoni aleanca të tilla, kujtohuni se nuk janë as për demokracinë, as për Shqipërinë. Për ju, jo e jo! Bile në situatën që ndodhet sot e Djathta, do shikoni në një të ardhme jo të largët, të majtët.
Sa herë që Luli apo babalet shantazhojnë, kujtohuni se çfarë ka ndodhur me të Djathtën nga viti 2013 e këtej. Kujtohuni dhe merrini emër për emër, qytet më qytet. Në kanë fituar, hiquni kapelen. Nëse kanë humbur, futini nga një shqelm bythëve. Se kush është demokrat, a i djathtë, nuk e përcakton zëri i ngjirur i Lul Bashës, por shiu, rrugëtimi, protesta në tymnajën e molotovëve. Ndaj i thoni Sali Berishës që foltoren e fundit ta mbajë tek shkallët e Partisë Demokratike.
©Ilir Levonja