Godinën e mbajti, por vetë u muros në Kryeministri - Nga Andi Bejtja
Shumë demokratë, ndoshta dhe gabimisht, 8 Janarin e cilësuan si betejë për godinën, por dhe ata vetë ndoshta akoma nuk janë të ndergjegjshëm se, sot vërtet nuk arritën te mernin Selinë Zyrtare të Partisë Demokratike, por në fakt murosën përfundimisht Lulzim Bashen. Nga sot mund të ketë ndonjë socialist që mund të votojë Lulzim Bashën, Grida Dumën apo Salianjin, por demokratë vështirë. Sot godina vertet nuk u mor, por Basha u muros njëherë e mirë në Kryeministrinë e Edi Ramës.
Sot Aleanca e Gazit, gaz nga mercenarët në PD, gaz nga policia jashtë PD-se, nuk vërtetoi thjesht atë që demokratët e thjeshtë e kanë ndjerë me kohë. Sot Aleanca e Gazit ishte radiografia me e mirë dhe e “Non Grata” të Berishes, që personalisht mendoj me shumë se kudo, arkitektët e kësaj “Non grata” i gjen te Aleanca e Gazit.
Në këto kushte dhe vetë Berisha ka një mision e një përgjegjesi, shumë më të madhe nga ç’mund të jetë nisur në fillim. Nga sot e tutje kjo betejë është përtej godines së PD, përtej dinjitetit të Sali Berishes: sot u hodh betoni i parë i opozitës jo “fake” dhe j “fasadë”. Të shohim sa shpejt dhe sa lart do ngrihet godina dhe fundja fundit, për hir të së vërtetës, mbi një tokë ku plehun ia hedhin gjithë instucionet e kapura, prokurorët, gjykatësit, mediat e kapura…
Nga sot duhet vizion tjetër dhe strategji tjetër, përtej godinës së PD.
©Andi Bejtja












