Liria e shtypit: përse ka humbur Shqipëria 20 vende? - Nga Ilir Levonja
Përse ka humbur Shqipëria 20 vende në klasifikimin vjetor të lirisë së shtypit? Eshtë fare e thjeshtë, 99% e shtypit nuk merret me qeverinë, me firot, arritjet, me të vërtetën, por me skupet. Hapni faqet nga data 30 prill e këtej, 99% e shtypit merret më shumë me kongresin e Sali Berishës, se sa me firot e Edi Ramës. Mirë që brenda së Djathtës, që duam apo nuk duam, është ndarë dhe zgjidhja do vijë tek zgjedhjet e vitit që vjen, por nuk kuptoj çfarë i duhet shtypistave të së Majtës që 100% e tyre merren me Saliun.
Saliu dha dorëheqjen në 2013. E mundët me 1 milion vota. Morët përshëndetje anë e mbanë. Madje edhe unë ju përshendeta dhe i kërkova Saliut që të manifestonte një kalim pushteti alla Amerikë, por nuk ma vari. Pra Saliu iku, mbaroi epoka e tij në 2013. Heshti, zuri një qoshe në Kuvend dhe i kënaqej Ipod-i si fëmijët, ndërsa Lulzim Basha dhe ju tallnit bythën me shqiptarët. E kishit Lulin si lodër seksuale pasi ia fusnit sa herë ua donte qejfi. E nxirrnit në rrugë për skandale atomikë si vjedhja e votës dhe e çonit në shtëpi pasi i ngopnit protestuesit me gaz lotësjellës.
Luli ngrinte e shkrinte, votonte si i donte, largonte kë të donte dhe Saliu heshtte. Kurse ju i përgatitët dosjen, mbushët koridoret e qeverisë amerikane me lobistë si e si ta shpallnit non-grata e ia arritët, se ky ishte qëllimi juaj, jo përmirësimi i jetës së shqiptarëve. Pra Saliu iku, kurse ju dhe Amerika e zgjuat. E kthyet se jeni mjeshtra të propagandës.
E morët pushtetin me borxhin publik 62% tani jeni 84%. Pa përmendur faturat nga gjyqet e humbura. I gjetët administratat me 14 nënpunës, tani i keni me 144. Keni 9 vite në pushtet dhe vetëm regres total. Dhe drama më e madhe, po largoni nga vendi brezin më vital, rininë. Megjithatë merreni me Saliun. Vetëm Saliu, mëngjes, drekë, darkë. Krahas Saliut dhe fytyrat tuaja me të njëjtët lajme shabllonë në njëmijë stacionet tuaja.
Edi Rama doli turravrap ta kërcënojë organizatën Reporterët pa kufij me një status bajat në Twitter. Siç e ka zakon ai i vuri gishtin dhe justifikohet se nuk është e vërtetë. Në Shqipëri janë të gjithë të lirë të thonë çfarë të duan. Edi Rama thotë se nuk ka gazetarë të penguar. Nuk ka ore jo, por ka të paguar, të blerë. Dhe kjo u vertetua publikisht me fondet e inceneratorëve. Megjithatë shtypistët e Tiranës kërcënuan publikisht me SPAK-un, jo për fondet e shpërndarë për gjoja reklamë, por për një grup njerëzish a qytetarësh, të cilët organizuan një peticion publik karshi amabasadores amerikane në Tiranë. Nuk mbeti majtist, pa i quajtur ata antiamerikanë.
Në Shqipëri ka dy versione, gazetarë bosa dhe gazetarë pa kontrata dhe muaj pa marrë rroga. Ka dy dimensione, gazetarë shërbëtorë të pushtetit dhe gazetarë opozitarë të diskriminuar. Dhe ka një kulturë, qeni i mirë leh aty ku i japin për të ngrënë. Dhe ka një përfundim, gazetari i mirë, është pa punë fare ose i çmendur. Asnjë nuk është me të vërtetën, pasi mbetesh pa punë, pa vilë në mal, në fshat a në bregdet dhe pa apartament në qëndër të Tiranës. Për më tepër pa makinë luksoze, pa dashnore, pa studio televizive. Dhe për më keq, nuk ke mundësi të çosh fëmijët jashtë me studime, pasi fakultetet e Shqipërisë janë mizerje.
Dhe vini re një fakt, para pak ditësh u shqyet bythësh për prurjen e turistëve rusë. Megjithëse bota përpiqet ta mbajë të fortë frontin e embargos karshi mizorive ruse në Ukrainë, ju ishit kaq vitalë me Edin që u hapi dyert turistëve rusë. Arritje e madhe. Sot presidenti i saj ua kërkoi publikisht që midis hapjes dhe fitimeve tuaja të zgjidhni mëshirën e Nënës Terezë. Po kujt ia tha, një hajvani që ka dhjetë vjet në pushtet dhe kërcon lart e poshtë se po nuk e futën në Europë do shkojë në Lindje. Megjithatë, ju merruni me Saliun, jo me qeverinë. Se ai bën ligje, ai qeveris, ai ndreq mirëqënien tuaj, ai është qeveriu.
©Ilir Levonja