Kolumnist

Kërcënimi i ministrit të Jashtëm grek, si alibi për Ramën - Nga Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj

Duke parë vizitën, e dëgjuar deklaratat e ministrit të Jashtëm grek Dendias, dje në Tiranë, më shkuan në mëndje vargjet e Ҫajupit, në poezinë e tij “Greku dhe Shqipëtarët”:

Të verdhë, të thatë,

Të trëmbur si gratë,

Të liq, të pabesë,

Pa turp e pa shpresë,

Gjak në zëmër s’kanë!

Dhe vërtet dje, Dendiasi ashtu verdhacuk e i thatë u tregua tmerrësisht i pabesë. Jo se, larg qoftë, ne kemi pasur idenë e gabuar se grekët janë të besës, por fakti që dje ai ishte i ftuar në shtëpinë tonë dhe pastaj aty ai filloi të na kërcënonte.

Kjo vërteton më së miri pabesinë e tyre. Por e djeshmja vërtetoi edhe frikën e tyre, se ashtu të trembur si gratë, se mos ne shqiptarët na mbushet mendja e ngremë çështjen çame.

Fakti që na tha “nuk duhet të krijohen çështje që nuk ekzistojnë, sepse kjo do të çonte në pasoja me nivele të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin e Shqipërisë në Evropë”, tregon qartësisht që ata i mundon kjo çështje dhe që deklarata e tij është në kontrast të plotë me atë çfarë ata mendojnë.

Sepse logjika e thjeshtë njerëzore, të thotë, se kur një çështje nuk ekziston, atëherë nuk lind nevoja e domosdoshme që të kërcënohet për atë çështje. Por si i thonë, frikacaku gjithnjë kërcënon dhe këtë shpesh e bën për të mposhtur frikën e tij.

Dhe ky kryefrikacaku, që dje paturpësisht bënte si trim në shtëpinë tonë, na la të kuptojmë se këta, soji i këtij pa gjak në zemër, janë totalisht të pashpresë për të jetuar si fqinjë të mirë e në paqe.

Dje na e kujtoi edhe Ligjin e luftës, të cilin e nxjerrin dhe e fusin nëpër sirtarë, sa herë iu shkon për mbarë.

Por në fund të fundit bëri mirë që e përmendi dhe që na e kujton që ai ligj egziston.  Se kjo do të thotë që ne, pavarësisht një traktati miqësie që kemi nënshkruar disa dhjetëra vite më parë, vazhdojmë të jemi në luftë me grekët.

Vetëm se tashti kemi ca kohë që po jetojmë një armëpushim. Armëpushim, të cilin ne si njerëz të civilizuar të kësaj Evrope, e respektojmë deri në pikën e fundit. Ndërsa këta jo, nuk e respektojnë, por vazhdojnë ta shkelin atë sa herë duan e si duan.

Por i duhet thënë këtij birbos verdhacuk, se përsa kohë ky ligj është dhe do të jetë në fuqi, atëherë në çdo rast që ndonjë shqiptari do t’i lindte në zemër e në mendje që të bënte detyrën e tij ndaj atdheut, duke e mbrojtur atë dhe të vrasë larg qoftë Dendiasin ose çfardo lloj zyrtari tjetër grek, që mban ison e Dendiasit dhe të qeverisë shoviniste Greke mbi çështjen çame dhe babëzinë e saj territoriale ndaj Shqipërisë, nuk do bëntë në asnjë rast vepër penale, por vetëm një detyrë patriotike.

Dhe kjo vlen edhe për të gjithë ata zyrtarë shqiptarë që venë pas allateve të këtyre pa gjak në zemër.

Por dje, e pashë që “trimi”, palikari Dendias, nuk e bëri kërcënimin e tij për ne. Jo jo, ai e bëri kërcënimin e tij si alibi për palikari-n tjetër sociopat, që drejton qeverinë tonë.

E bëri atë, që kreu i kartelit Rilindja ta ketë si justifikim ndaj atyre shqiptarëve me gjak në zemër, se firma e tij për t’i dhënë grekëve atë çka është e jona dhe vetëm e jona, u bë që ata mos të na bllokojnë hyrjen në Evropë.

Por le ta mësojë edhe sociopati, se nuk na duhet Evropa me një atdhe copa copa.

©Dritan Goxhaj

Foto: Eurokinissi